E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksike vriten tre police ne aeroport

Tre policë meksikanë kanë humbur jetën në një shkëmbim zjarri me dy oficerë në aeroportin kryesor të vendit. Zyrtarët bëjnë me dije se viktimat po përpiqeshin të arrestonin dy oficerë, të cilët dyshohen për përfshirje në një rrjet të trafikimit të kokainës. Ata janë arratisur, ndërsa autoritetet policore kanë nisur kërkimet. Zyrtarët thanë se kishin kaluar 18 muaj që vijonin hetimet për zyrtarët e korruptuar. Vendi i ngjarjes u rrethua menjëherë nga autoritetet policore, ndërsa kanë vijuar normalisht fluturmet. Policia meksikane bëri me dije se dy oficerët e arratisur janë identifikuar . Të shtënat në hapësira publike në Meksikë mbeten të rralla thotë korrespondeti i BBC në një kohe që dhuna në vend është përshkallëzuar në krahinat ku dominojne kartelet e drogës. Trafikantët përdorin aeroportin kryesor të kryeqytetit për të lëvizur drogë, ndërsa autoritetet policore kanë sekustruar 200 kg kokainë gjatë këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›