E Diel, 1 Nëntor 2026

Moske nena hedh femijet nga ballkoni i katit te 15-te

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Rusi, ku një nënë 30-vjeçare ka hedhur nga ballkoni i katit të 15, dy djemtë e vegjël sepse nuk duronte dot me sjelljen e tyre. Nëna e dy fëmijëve Galina Ryabkova i tha policisë së ajo ndihej e lodhur nga fëmijët e saj, të cilët i mbante në shtëpi dhe nuk i çonte në kopësht. Gruaja kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ajo kishte tentuar të vetëvritej përpara se të martohej me bashkëshortin aktual.Një video e sigurisë së pallatit tregon trupat e pajetë në tokë dhe se si dëshmitarët kërkuan t'i ndihmonin, por pa mundur që të shpëtonin ndonjë prej fëmijëve. Nëna Galina zbriti poshtë për t'i parë trupat e fëmijëve të saj pa treguar emocione të forta.
Në gjendje jo të mirë mendore Galina nuk pranon se i ka hedhur ajo fëmijët nga lartësia, por është shprehur se fëmijët janë ëngjëj të vegjël, të cilët tani po fluturojnë në parajsë.
Fqinjët thanë se babai i fëmijëve ndodhej për një udhëtim biznesi në momentin e ngjarjes së rëndë.Familja jetonte në katin e tetë të ndërtesës. Nëna i ka ngjitur fëmijët disa kate më lart, për t'i hedhur më pas tragjikisht nga lartësia. Ryabkova do t'i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik dhe do të përballet me akuzën e vrasjes me dashje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›