Gjykata, një muaj burg për shkaktarët e tragjedisë
Autori i Lajmit: red.
Gjykata e Sarandës ka vendosur të dënojë me 30 ditë burg pronarin e varkës me klandestinë që u përmbys të dielën në liqenin e Butrintit. Gjykata vendosi të lërë një muaj në burg Ahmet Bushin, ndërsa Bashkim Shehajt i është dhënë masa e arrestit burg pa afat. Burime nga gjykata bënë të ditur se dy personat akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Nga tragjedia e së dielës kanë humbur jetën 5 persona. Policia ka arrestuar dy ditë më parë edhe shtetasin e katërt nën akuzën e dhënies ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, Hiqmet Sollakun, i shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur në Butrint të Sarandës ku humbën jetën pesë persona. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se Sollaku ishte i fshehur në një banesë në fshtatrat e Sarandës dhe është personi i katërt që prangoset, si përgjegjës për tragjedinë e ndodhur në Butrint. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se grupi i personave, të cilët e organizonin këtë trafik të paligjshëm, ka qenë prej gjashtë vetash, të cilët kanë kryer funksionet e organizatorëve, rekrutuesve dhe transportuesve. Mësohet se nga i gjithë grupi që e organizonte këtë trafik, janë ende në kërkim shtetasit Brahim Madhi dhe Albert Gega. Emrat e personave kanë dalë gjatë deklarimeve të dhëna në komisariatin e Sarandës ku edhe u shoqëruan 27 klandestinët shqiptarë natën e tragjedisë.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008