“Thuaj fjalën tënde”
Autori i Lajmit: red.
Pas përvojës frytdhënëse të ndërmarrë vitin e kaluar, ku qytetarët kanë shprehur opinionin e tyre lidhur me hartimin e buxhetit të vitit 2008, Bashkia e Tiranës rinisi procesin e dëgjesave publike “Thuaj fjalën tënde”, për hartimin e buxhetit të vitit 2009. Qytetarët, në takimet që do të organizohen në të 11 njësitë bashkiake, po sjellin zërin, njëkohëhësisht dhe kontributin e tyre, si një domosdoshmëri për Tiranën, me qëllim hartimin e një buxheti gjithëpërfshirës për kryeqytetin, duke përmbushur objektivin: “Tirana është vendi ku dua të jetoj”. “Thuaj fjalën tënde”, është një nismë e cila i shërben inkurajimit për pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, për shpërndarjen e fondeve publike në dobi të mirëqenies së komunitetit. Kontributi i qytetarëve është një domosdoshmëri për Tiranën, për krijimin e një kulture gjithëpërfshirëse të komunitetit, për përcaktimin e prioriteteve dhe shpenzimeve publike, për ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e pagesës së taksave dhe tarifave vendore, si një domosdoshmëri për plotësimin e nevojave të veta. Kryebashkiaku Rama, së bashku me ekipin e Bashkisë së Tiranës dhe me kryetarin e Njësisë Bashkiake ka rifilluar këtë proces, që vitin e kaluar dha mundësinë e dëgjimit të të gjitha komuniteteve të kryeqytetit dhe të përcaktimit të një sërë aksionesh konkrete, si pjesë të buxhetit të vitit 2008. Sipas tij, procesi i hartimit të buxhetit të Bashkisë dhe Njësive Bashkiake, së bashku me komunitetin, është një proces i cili realisht do ta transformojë cilësinë e demokracisë vendore, duke bërë që demokracia vendore të përcaktojë, jo thjesht se kush është kryetari i Bashkisë, kryetari apo kryetarja e Njësisë Bashkiake apo cilët janë këshilltarët bashkiakë, por njëkohësisht se cilat janë ndërhyrjet më të rëndësishme që duhen bërë për punët publike, për shërbimet publike, për të qenë më pranë njerëzve dhe për t u dhënë atyre mundësinë që në sajë të kësaj pranie të kudondodhur të qeverisjes vendore, të ndiejnë ndryshimin, si rezultat i fjalës së tyre. Rama lajmëroi se e reja që do të sjellë këtë vit, është fondi i komunitetit: Dhjetë për qind e fondit të investimeve të Bashkisë do të jetë fondi i komunitetit, do të jetë komuniteti, grupe dhe pjesë të tij, qytetarë dhe qytetare të angazhuar për të sjellë transformimin, aty ku banojnë, te blloku i tyre i banimit, te rrugica e tyre, tek këndi që kanë nevojë të kthehet në një kënd sportiv, tek ajo pjesë e territorit pranë shtëpisë, nën dritare që mund të kthehet në një lulishte të vogël. “Këtë do ta vendosni ju dhe do ta bëjmë së bashku. Fondi i komunitetit nuk është pak, është 10 për qind dhe janë tre milionë dollarë, të cilat ne do t i ndajmë, duke u nisur vetëm nga fjala juaj dhe duke nxitur organizimin e vogël komunitar të individëve dhe familjeve që jetojnë së bashku në një rrugicë, në një pallat apo në një grup pallatesh, që duke dhënë kontributin moral dhe duke u përfshirë në një projekt, të mund të meritojnë financimin e atij projekti, sepse jam i bindur që kjo do të nxisë shumë dhe unë shpresoj që do të jenë shumë ata që do t i drejtohen Bashkisë dhe Njësisë Bashkiake për të përfituar nga fondi i komunitetit.
Ky lajm është publikuar: 23/10/2008