Ina Rama: “Në Londër nuk fola për Fazliçin dhe Kumbaron”
Autori i Lajmit: red.
"Do të krenohesha nëse rritet besimi i publikut tek Prokuroria", - ka thënë prokurorja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Ina Rama, për BBC-në. Ajo ka shtuar se shpreson që përplasja institucionale me ekzekutivin të tejkalohet me angazhimin e të gjitha palëve. Ajo e quan një qëndrim politik dhe jo pretendim ligjor, kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Prokurorisë në trajtimin e çështjes “Fazliç”.
Me çfarë misioni vizitoni Londrën?
Vizita ime këtu ishte e organizuar me ftesë të drejtorit të Shërbimit të Prokurorisë Mbretërore në Londër, Sir Ken MekDonald. Ishte një vizitë me qëllim vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta me homologët tanë këtu, si dhe me qëllim marrjen dhe përfitimin e eksperiencave të homologëve britanikë në aspekte të punës sonë, të hetimit të çështjeve, të ushtrimit të ndjekjes penale.
A trajtuat ndonjë rast konkret gjatë qëndrimit tuaj në Londër?
Patëm edhe diskutime në nivel teknik për çështje të veçanta, të cilat janë në proces si nga homologët britanikë, ashtu edhe nga ne, për të cilat gjithashtu ne po tentojmë të kemi një bashkëpunim.
A u trajtua çështja e Ilir Kumbaros?
Jo, kjo nuk ishte një nga çështjet që u trajtua. U trajtuan çështje të tjera, të cilat janë në proces e sipër, për të cilat ne kemi nevojë të shpejtojmë procedurat.
Një nga çështjet më të mprehta të kohëve të fundit për Prokurorinë ka qenë edhe çështja “Fazliç”. A u trajtua ajo gjatë vizitës suaj në Britani, pasi ai është edhe shtetas britanik?
Jo, nuk ishte nga çështjet që ne trajtuam me kolegët britanikë.
Dhe ku qëndron, momentalisht, si status, çështja “Fazliç”? Jo hollësi për hetimin, po ku ka mbetur?
Ajo ka mbetur në fillimet e saj, siç besoj se shtypi e di. Është një çështje e cila është regjistruar si e tillë, pra kemi një procedim penal të regjistruar në Prokurorinë e Tiranës. Zoti Fazliç ka në këtë procedim cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet dhe besoj që Prokuroria e Tiranës është duke bërë veprimet hetimore që mund të konsiderohen fillestare, sepse me të vërtetë që jemi në fillim të një procedimi penal. Mund t ju kujtoj që procedimet penale në shumë raste të tjera zgjasin për mjaft kohë dhe ne, edhe pasi kemi bërë hetime të vazhdueshme, përsëri do të rezervohemi për të dhënë konkluzione të mirëfillta. Aq më tepër për këtë procedim që është në fazat e tij fillestare, nuk mund të themi asgjë. Mund të themi që po bëhen veprime hetimore për të parë nëse ekzistojnë apo jo dyshimet që organi i akuzës ka pasur se kemi vepra penale të kryera.
A pati një tentativë për t i paraqitur atij një kërkesë për t u paraqitur në Prokurori?
Nuk pati një tentativë, por Prokuroria paraqiti një kërkesë ose më mirë, në terma proceduralë, është një ftesë për ta pyetur zotin Fazliç në ditën që ai ndodhej në Shqipëri, një ftesë e cila për shkak të rrethanave, për shkak se si u zhvilluan rrethanat nuk arriti dot të ekzekutohej. Ishte një ftesë për ta pyetur atë. Unë përfitoj nga rasti këtu për të sqaruar opinionin publik, sepse me të vërtetë e kam ndjekur mediatikisht qëndrimin që është mbajtur, që ishte një urdhërndalimi apo një urdhërarresti. Këto janë spekulime. Ka qenë një ftesë për ta pyetur. Është një e drejtë procedurale e prokurorëve që zhvillojnë hetime. Sigurisht që zoti Fazliç ka pasur edhe në momentin që mund t i komunikohej ftesa të gjitha të drejtat për të mos iu përgjigjur, për të kërkuar një avokat, për të kërkuar kohë, të drejta procedurale që i ka çdo shtetas ndaj të cilit zhvillohen hetime në Republikën e Shqipërisë.
Megjithatë, ai nuk e mori këtë ftesë për këto arsye. A ia keni paraqitur ju zyrtarisht atij këtë ftesë, pas këtij incidenti?
Po, di t ju them se ai nuk e mori, nuk di t ju them nëse më tej janë bërë tentativa të mëtejshme për ta rithirrur, për ta marrë për të dhënë shpjegime ose për t u pyetur. Sigurisht që kjo është një procedurë që do ta vlerësojnë prokurorët e çështjes dhe do të vlerësojnë ata se kur do të jetë momenti dhe si do të zhvillohen procedurat.
A ka pasur ndonjë shkelje procedurale nga prokurorët që u morën me këtë çështje, në ndonjë moment?
Nuk më rezulton që prokurorët të kenë vepruar në shkelje të ligjit në veprimet hetimore që janë kryer për çështjen “Fazliç”. Nga dijenia që unë kam, ata kanë vepruar duke zbatuar normat e procedurës penale në të gjitha veprimet hetimore që janë kryer deri tani.
Si e konsideroni atëherë përpjekjen e maxhorancës për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së prokurorëve që u morën me këtë çështje, çështjen Fazlliç?
Sigurisht që unë mendoj se ky është një qëndrim politik, nuk është një pretendim ligjor, si të themi. Është një mënyrë e të parit të çështjes nga një pikëvështrim i ndryshëm, por e gjithë kjo nuk luhat pozicionin tim që e shpreha pak më parë. Unë mendoj se prokurorët kanë vepruar konform ligjit në të gjitha ato hallka, në të gjitha ato veprime që ata kanë ndërmarrë.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2008