E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata njeh Bashen Kryetar i Bashkise se Tiranes

Lulzim Basha është ligjërisht kreu i ri i Bashksië së Tiranës.
Gjykata e Tiranes pas kërkesës së paraqitur nga ana e Avokates së zotit Basha zonjës Erinda Ballanca, vendosi sot në favor të tij, duke i njohur mandatin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Vendimi u dha nga gjykatësja, Elbana Lluri.

Nëpërmjet këtij vendimi, Gjykata e Tiranës ka njohur vendimin e dhënë me 8 korrik nga Kolegji Zgjedhor, ku shpallej fitues kandidati demokrat, Lulzim Basha me 93 vota me shume, kundrejt kandidatit tjetër, Edi Rama.

Sipas procedurës që parashikon ligji për pushtetin lokal, kreu i bashkisë më të madhe në vend, pajiset me një vërtetim të tillë, që tregon se procesi i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit ka përfunduar dhe ai mund të nisë detyrën, me konstituimin edhe të Këshillit Bashkiak.

Avokatët e Bashës, që kanë depozituar dy ditë më parë kërkesën në gjykatë, i janë referuar Ligjit “për organizimin dhe funksionimin e pushtetit vendor”, në të cilin saktësohet, se mandati i kryetarit të Bashkisë apo komunës vërtetohet nga Gjykata.

“Mandati i kryetarit të komunës ose bashkisë vërtetohet nga Gjykata, në juridiksionin e së cilës përfshihet komuna ose bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij”, thuhet në pikën e parë të nenit 40 të këtij ligji.

Së bashku me padinë, përfaqësuesit e Bashës kanë dorëzuar në Gjykatë edhe vendimin e fundit të Kolegjit Zgjedhor, vendimin e KQZ-së që shpall kandidatin demokrat fitues me 93 vota më shumë si dhe tabelat për secilën KZAZ të Tiranës me rezultatin përfundimtar për të gjitha qendrat e votimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›