Rinisin kerkimet per Bleona Mataj
Policia e Shtetit deklaroi se do të rinisin kërkimet për Bleona Matën, vogëlushen e zhdukur, në Zapod të Kukësit që prej 22 majit të vitit 2010.
Kërkimet do të nisin në vijën kufitare me Kosovën, në zonën e Dragashit. Kjo zonë është e minuar dhe do të ndërhyhet për çminimin e saj në fillim të javës.
Policia e Shtetit, deklaroi se është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes deri tashmë të mistershme, por edhe pse kanë kaluar shume kohë, nuk ka asnjë gjurmë nga vogëlushja e zhdukur
Në orët e para të mëngjesit, një grup specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit si dhe Specialiste të Drejtorisë së Policisë Qarkut Kukës, kanë ndërmarrë një takim përbashkët pune me një grup të përbërë nga, drejtues të Forcave të Sigurisë të Kosovës, Drejtues të Strukturave të Shërbimit Policor Kufitar, si dhe me përfaqësues të njësive speciale të ndërhyrjes Policore të Kosovës.
Ky takim është mbajtur në brendësi të territorit të Kosovës, pikërisht në vendtakimin kufitar, mbi fshatin Zapod, vend i cili është rreth 1 km larg nga vendi ku, një vit më parë është zhdukur shtetësja, Bleona Mataj.
Qëllimi i takimit ishte kryerja e rikonicionit të terrenit në pjesën e Kosovës, si dhe organizimi i kërkimeve në këtë territor I cili bën pjesë në hartën e zonave të rrezikshme si rezultat I minimit që nga viti 1999.