E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdesin dy persona i ze korrenti duke pastruar nje pusete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Komuna e Parisit në kryeqytet. Raportohet se dy persona kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Informacionet paraprake flasin për dy persona që punonin në pastrimin e një pusete në këtë zonë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa dy viktimat kanë qenë duke punuar për pastrimin e një pusete.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia. Sipas informacioneve paraprake të policisë viktimat janë Kozma Qerjako rreth 40 vjeç dhe Refik Kryemadhi, të dy punonjës të një firme private që merrej me zhbllokimin e pusetave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›