E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet trupi i pajete i nje 25 vjecareje ne Shengjin

Një 25 vjeçare e cila mendohet se është nga qyteti i Fierit është gjendur e vdekur në bregdetin e plazhit të Shëngjinit, pikërisht te vendi i quajtur “Rana e Hedhur”.

Sipas policisë e cila po heton ngjarjen, thuhet se trupi i 25 vjeçares Anisa Opingari duhet të ketë më tepër se një javë në vendin ku u gjet, ndaj po hetohet për shkaqet e vdekjes së saj.

Policia ende nuk konfirmon nëse viktima është mbytur në det apo është vrarë.
Policia e Lezhës po kontrollon hotelet në zonën për rreth për të mësuar diçka më tepër rreth kësaj ngjarje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›