E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Bashkiak Kolegji pranon kerkese padine e PD-se

Kolegji Zgjedhor pak minuta më parë ka pranuar kërkesë padinë e PD-së për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Menjëherë pas këtij vendimi, Oerd Bylykbashi, përfaqësues ligjor i PD-së ka dhënë një deklaratë për shtyp. Bylkbashki deklaroi se me këtë vendim të Kolegj, mbetet në fuqi vendimi i KQZ-së. Bylykbashi tha se tashmë çdo gjë është gati për
gati për konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Sipas tij pritet që KQZ do të bëjë veprimet e saj në lidhje me mandatet e këshillit. I pyetur për akuzat e PS-së ndaj Kolegjit, Bylykbashi tha se akuzat e PS-së janë akuza alucinante dhe se fitorja e Bashës është e certifikuar. Kolegji e shtyu për disa orë shqyrtimin e ankimit, pasi përfaqësues të PS-së si palë e interesuar nuk ishin të pranish. Por edhe me shtyrjen prej afro 1.30 minuta përfaqësuesit e PS-së nuk u paraqitën dhe kështu Kolegji u tërhoq për të marrë vendimin.

Ishte parashikuar disa ditë më parë që sot në datë 15 korrik që Kolegji Zgjedhor të shqyrtonte ankesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Relatore e çështjes ka qënë gjyqtarja Neriban Mullai. Trupi gjykues përbëhet nga; Astrit Kalaja, Petraq Dhimitri, Tom Ndreca dhe Entela Prifti.

PD-ja kërkonte nga Kolegji Zgjedhor shpërndarjen e mandateve të këshillit bashkiak për Tiranën, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ. Kjo kërkesë erdhi pas mos marrjes së një vendimi nga ana e KQZ-së, e cila sipas Kodit duhet të votojë tabelat e Këshillave me 5 vota. Me vendimin e sapo dhënë të Kolegjit Zgjedhor, tashmë Këshilli Bashkiak mund të konstituohet.

Më 11 korrik, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë Tiranë, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Anëtarët e KQZ-së votuan 4 vota pro e dy kundër. Kolegji pritet të miratojë tabelën që i jep ”Aleancës për Qytetarin” 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës dhe “Aleancës për të Ardhmen”, 27 vende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›