E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata nuk u beson dëshmitarëve kundër Aleksandër Bulatoviqit

Aleksandër Bulatoviq (1975) është shpallur të premten i pafajshëm për akuzën për krime lufte kundër popullatës civile nga një kolegj i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Kolegji i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar serb i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë nuk ka gjetur prova se malaziasi nga Prishtina ka keqtrajtuar dhe ka prerë në fyt gjatë luftës në Kosovë Xheladin Idrizin, në vitin 1999, në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Vitor Pardal nuk u ka besuar dëshmitarëve për ta shpallur fajtor atë për krime lufte.

“Kolegji udhëhiqet nga provat. Kolegji i analizon ato në mënyrë transparente, të paanshme dhe të duhur. Provat që iu paraqiten gjykatës ishin dëshmitarët, e asnjëri nga ta nuk e përshkroi atë që thuhet në aktakuzë”, ka thënë kryetari i kolegjit, shkruan Koha Ditore. “Gjykata nuk merret me rishkrimin e historisë”.

“Tash vetëm dëshmitë merren parasysh, por para disa shekujsh njerëzit janë djegur si shtriga, vetëm pse dikush ka thënë diçka për dikë, e për këtë shkak nuk kemi mundur t’i besonim dëshmisë së Shahin Idrizit (biri i të ndjerit v.j.)”, ka thënë ai./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›