KGJK-ja zbut kriteret për ta bërë Albert Zogajn kryetar gjykate

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka ulur kriteret për ta bërë një gjyqtar kryetar të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Ky këshill ka emëruar të premten kryetarët e gjykatave themelore që pritet të funksionalizohen prej 1 janarit 2013 bazuar në Ligjin e ri për gjykata. Kryetar të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka emëruar gjyqtarin e ri nga lëmi civil të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Albert Zogaj, ani se ai nuk i plotëson kriteret e përcaktuara nga vetë KGJK-ja në përputhje me Kushtetutën, raporton koha./Indeksonline/