E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Festime të shumta të përvjetorit të pavarësisë

Karvanit të gjatë të festimeve të përvjetorit të 100 të pavarësisë së Shqipërisë i janë bashkangjitur shqiptaro-amerikanët në shumë shtete amerikane me darka e fjalime që po mbahen dhe do të mbahen në New York, pastaj në shtetet fqinje New Jersey, Connecticut, në Pensylvania, në qytetet Chicago e Detroit në Boston ku është komuniteti më i vjetër shqiptar, pastaj në Texas në Florida, në Wisconsin, në Ohio, në Tennessee, në North Carolina dhe deri në Arizona dhe California.

Përvjetori i pavarësisë apo Dita e Flamurit këtë vit sidomos do të shënohet me promovime librash, çelje ekspozitash me fjalime më të theksuara patrotike të udhëheqësve të shoqatave dhe grupimeve politike si një festë më madhore që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat në Ballkan, raporton RTK.

Darka me çmime njëqind e më tepër dollarëshe dhe nën argëtimin e një dyzinë këngëtarësh të ardhur nga Shqipëria e Kosova janë njoftuar tashmë ka një muaj në forma të ndryshme përmes transmetuesve apo edhe medias së shtypur.

Këto festime me mënyrën e organizimit në njërën anë nxjerrin në sipërfaqe dallimet ose rreshtimet krahinore dhe politike të shqiptarëve sipas barometrit politik në vendlindje, por njëkohësisht dëshmojnë se festa e Flamurit ose Dita e Pavarësisë së Shqipërisë megjithatë mbetet data më e shënuar dhe më e festuar e shqiptarëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›