Gjykata pranon pendesën e vrasësit të endacakut
Gjykata e Tiranës pranoi dje pendesën e Agim Shehajt për vrasjen e endacakut. Në seancën e parë gjyqësore, trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku, pranoi kërkesën e të pandehurit që akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Vendimi i trupit gjykues do të ndikojë në përshpejtimin e këtij procesi gjyqësor. Në fund të seancës u vendos që në seancën e ardhshme prokurori i çështjes të paraqisë konkluzionet përfundimtare mbi këtë dosje. Agim Shehaj u arrestua në tetor të vitit 2007. Policia ngriti akuzën zyrtare për vrasjen e endacakut 17-vjeçar, Renato Kiptiu. Ngjarja ndodhi në afërsi të pallateve 9-katëshe. Shehaj ishte roje nate dhe bëhet e ditur se herë pas here mbante afër endacakun. 17-vjeçari është gjendur në një kazan plehrash në gjendje kome.
19 Shkurt 2008