“Krimet e Rënda”, 34 vjet burg për trafik Canabisi
Tiranë - Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi dje të arrestuarit për Canabis, mes tyre ish-policë të Sarandës dhe Vlorës. Gentian Baba, ish-polic i Kriminales në Sarandë, Ylli Kapo, ish-polic në Vlorë dhe Ermal Nika u dënuan me nga tetë vite secili. Ndërsa për Pelivan Mehmetajn, Kolegji Penal i Krimeve të Rënda vendosi ta dënojë me dhjetë vjet burg. Aksioni është realizuar disa muaj më parë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Policia pati bërë publike se pas një ndjekjeje disamujore, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të specializuara në luftën kundër krimit, në aksin rrugor Muzinë- Delvinë u krye arrestimi në flagrancë i punonjësve të policisë dhe biznesmenit me Canabis sativa.
19 Shkurt 2008