E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mjedisit masa per cilesine e ajrit

Forcimi i masave per kontrollin e naftes, kolaudimi i sakte i makinave dhe mosperdorimi i makinave te vjetra, jane masat qe duhet te merren per permiresimin e cilesise se ajrit. Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, u ka kerkuar ketyre institucioneve qe te zbatojne ligjin. "Tirana megjithese renditet si nje nga qytetet me te ndotura 5 prej parametrave i ka ne normat e lejuara nga BE, kurse vetem 3 prej tyre i kalojne disa here keto norma", ka theksuar Xhuveli. Sipas tij, keto parametra te tejkaluar duhet te permiresohen duke marre nje sere masash, por jo nga institucioni qe ai drejton, por institucione te tjera. "Shkaktare kryesore per ndotjen e ajrit jane makinat e vjetra, cilesia e naftes si dhe kolaudimi jo i rregullt i tyre. Nese keto kerkesa do te plotesoheshin atehere edhe cilesia e ajrit ne kryeqytet do te ishte brenda normave te lejuara", ka nenvizuar kreu i agraro-ambientalisteve. Prej shume vitesh ne Ministrine e Mjedisit eshte folur per strategji dhe marrje te masave per permiresimin e cilesise se ajrit, e megjithate Tirana renditet ne qytetet me te ndotura, ndersa e ndjek pas Elbasani. Pervec makinave te vjetra, cilesise se naftes, numerohen edhe disa lloje te tjere ndotesish. Keshtu, sipas specialisteve te ISHP-se, jane ndertimet e pallateve, rikonstruksioni i rrugeve, si dhe djegia e mbeturinave ne hapesire te hapur. Por me te demshme per shendetin e njeriut mbeten grimcat e vogla pas djegies se karburanteve, te cilat arrije te depertojne deri ne thellesi te organeve si mushkeria dhe te shkaktojne semundje te renda.

600 mije hektare pyje dhe kullota do te kalojne ne varesi te pushtetit vendor. Kalimi i pyjeve ne varesi te komunave do te shoqerohet me nje organizem te ri, qe eshte ai i sherbimit keshillimor per t'u ardhur ne ndihme qeverisjes vendore. Vendimi eshte marre nga Ministria e Mjedisit ne perputhje me direktivat e BE-se.

3 here eshte ulur shfrytezimi i siperfaqeve pyjore gjate ketyre viteve te fundit. Per kete arsye Ministria e Mjedisit ka marre vendimin qe keto siperfaqe t'ua jape ne perdorim fermereve dhe banoreve te zonave malore pa paguar asnje lloj takse apo tarife. Shfrytezimi i pyjeve mendohet se do te rrise te ardhurat e tyre

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›