E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuveli: Pyje falas per fshataret

Sonila Isaku
Hapesira te medha pyjesh dhe kullotash do te kalojne ne varesi te komunave per t'u administruar. Vendimi me i fundit per kalimin e kompetencave per administrim prane pushtetit vendor, duket se do te beje qe edhe fermeret e thjeshte te kene perfitime te medha. Kjo pasi do te jene vete komunat, te cilat do te bejne shperndarjen e ketyre hapesirave te fermeret, te cilet do t'i perfitojne keto siperfaqe toke falas. Ky eshte vendimi me i fundit qe ka marre Ministria e Mjedisit per te ndihmuar sadopak ekonomine dhe rritjen e te ardhurave te ketyre zonave. Institucionet e qeverisjes vendore do te jene ato qe do te mbaje edhe pergjegjesite baze ashtu sikurse i ka sot sherbimi pyjor dhe Ministria e Mjedisit. Ndersa nje sherbim i ri, qe nuk ka ekzistuar deri me sot, ai keshillimor, do vije ne ndihme te qeverisjes vendore per shperndarjen dhe administrimin e ketyre tokave. "Komunat do te kene pergjegjesi te madhe dhe njekohesisht dhe te drejtat per t'i shfrytezuar dhe perdorur pyjet ne drejtim te pakesimit te varferise", deklaroi dje ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli. Sipas tij, perdorimi i ketyre hapesirave, qe do i kalojne per administrim pushtet vendor, do te ndikoje drejtpersedrejti ne ekonomine e ketyre zonave.
Taksa
Asnje lloj takse nuk do te vendoset mbi banoret e fshatrave, te cilet do te kene ne perdorim siperfaqet pyjore dhe kullotat. Te gjithe ata banore te zonave te thella, te cilet mendojne te ngene nje aktivitet duke shfrytezuar pyjet dhe kullotat, nuk do te paguajne asnje lloj takse ne komune. Banoret e ketyre zonave, apo pronaret e rinj te pyjeve, te cilat do t'i kene ne "pronesi' per te rritur te ardhurat e tyre. "Banoret e fshatrave nuk do te paguajne nje takse per siperfaqet pyjore, te cilat do te kene ne perdorim", eshte shprehur ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli. Nga ana tjeter edhe detyra kryesore e komunave, por edhe e vete fshatareve eshte qe te kujdesen per keto hapesira, duke i shfrytezuar ato dhe jo duke i demtuar.

Reforma
Rreth 600 mije hektare toke do te kalojne ne varesi te institucioneve vendore. Ky vendim eshte marre ne kuader te reformave qe po zbaton Ministria e Mjedisit per permiresimin e kuadrit ligjor. "Ky eshte nje nga proceset me te rendesishme qe ka ndermarre qeveria per reformimin e sektorit te pyjeve dhe kullotave ne Shqiperi. Dhe kjo reforme perkthehet ne kalimin ne varesi te 600 mije hektareve toke nga shteti te komunat", ka theksuar kreu i Ministrise se Mjedisit. Sipas tij, me kalimi i pyjeve ne varesi te komunave do te shoqerohet me nje organizem te ri, qe eshte ai i sherbimit keshillimor per t'u ardhur ne ndihme qeverisjes vendore. Gjate ketyre viteve eshte pakesuar me tri here shfrytezimi i siperfaqeve pyjore, nderkohe qe eshte rritur dy here numri i siperfaqeve te mbrojtura. Ndersa keto ndryshime si ne kuadrin ligjor ashtu edhe per kalimet ne varesi vijne per shkak te perputhjes se legjislacionit te pyjeve dhe kullotave me direktivat e BE-se.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›