E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata refuzon Delijorgji e Pinarit mbeten ne qeli

Gjyqtari Hoxha deklaron se kerkesat e avokateve kishin mangesi procedurale. Avokati Haxhia akuzon trupen gjyqesore se nuk jane ulur te numerojne ditet ne qeli te te akuzuarve

Per te disaten here Gjykata e Tiranes rrezon kerkesen e avokateve te te akuzuarve per tragjedine e Gerdecit per lirim te menjehershem nga burgu me argumentin se u kishin perfunduar afatet e paraburgimit. Gjyqtari Besnik Hoxha e argumentoi dje vendimin e trupes gjyqesore me arsyetimin se kerkesat e avokateve kishin mangesi procedurale. Ky vendim ka sjelle reagimin e menjehershem te avokatit Haxhia i cili deklaroi se gjykata as qe ishte ulur ti numeronte ditet ne qeli te te akuzuarve edhe pse sipas mbrojtjes ata mbahen prej tre muajsh ne menyre te jashteligjshme ne qeli. Ky vendim erdhi pas atij te dy diteve me pare dhene nga gjyqtari Hado i cili rrezoi kerkesen e te pandehurit Minxolli per lirim. Nje seance me pare ne kerkesen drejtuar gjykates avokati Maks Haxhia kerkoi lirimin e menjehershem te ketyre te pandehurve me argumentin se prej gati 3 muajsh kane perfunduar afatet e paraburgimit dhe keta persona mbahen padrejtesisht ne burg pertej limiteve. Ne nje vendim te dhene disa jave me pare nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte njihet si date e mberritjes se dosjes ne gjykate data 13 mars 2009 dite qe duhet te merret parasysh ne perllogaritjen e afateve te paraburgimit. Cdo gjykate ne baze te ketij vendimi duhet te filloje kalkulimin ne daten qe keto akte u dorezuan ne Gjykaten e Larte per vendim. Po ky vendim percakton se keto 88 dite qe nga momenti i dorezimit kalojne ne afat te te pandehurve. Gjithashtu duhet te shtohen ne favor edhe ditet e pushimeve dimerore dhe verore per vitet 2009-2010 pasi duhen kalkuluar edhe 70 dite plus per shkak te nje vendimi per gjykim te panderprere te Gjykates se Tiranes. Nderkohe qe nese merret parasysh mberritja e dosjes ne gjykate dhe pa llogaritur keto dite te pushimeve keta te pandehur prej 21 ditesh mbahen padrejtesisht ne burg deklaroi dje ne sallen e gjyqit avokati Haxhia i cili ne kete proces mbron interesat e Mihal Delijorgjit. Me tej avokati deklaroi se klienti i tij Delijorgji ndodhet ne burg pertej 89 diteve dhe nese merret per baze llogaritja e bere nga gjyqtari Hado mbahet ne burg pertej 20 diteve. Ndaj ne perfundim te fjales se tij dhe duke vene ne dispozicion edhe disa tabela me perllogaritjet e afateve te paraburgimit avokati kerkoi lirimin e menjehershem nga burgu. Po te njejten gje dhe me te njejtat argumente ka kerkuar edhe avokati i Ylli Pinari. Prokuroret nuk kane qene aspak dakord me kete kerkese te mbrojtesve duke kerkuar rrezimin e kerkeses dhe nisjen e perllogaritjes nga momenti qe dosja mberriti ne Gjykaten e Tiranes. Ka reaguar menjehere avokati Haxhia i cili deklaroi se prokuroret pjese e organit te centralizuar ndryshe flasin ne seanca dhe ndryshe flasin ne kafe per kete ceshtje dhe keto perllogaritje afatesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›