Hiqen nga qarkullimi biberonet me Bisphenol-A

Masat e para i ka marre Bashkimi Evropian i cili ka urdheruar ndalimin e nxjerrjes ne treg te shishes se biberonit qe ne perberje te saj ka kimikatin Bisphenol-A pasi druhen se ky kimikat mund te demtoje shendetin e femijeve
Duke filluar nga pranvera e vitit te ardhshem biberonet e femijeve ne perberje te te cileve ka Bisphenol-A do te hiqen nga qarkullimi. Masat e para i ka marre Bashkimi Evropian i cili ka urdheruar ndalimin e nxjerrjes ne treg te shishes se biberonit qe ne perberje te saj ka kimikatin Bisphenol-A pasi druhen se ky kimikat mund te demtoje shendetin e femijeve. Shishja do te ndalohet te dale ne treg prej pranveres se ardhshme. Ndersa per vendin tone ende nuk dihet se cfare masash do te merren ende keta biberone shiten ne tregjet shqiptare.
Vendimi
Ekspertet e Bashkimit Evropian miratuan dje propozimin e KE-se shume me shpejt sesa ishte parashikuar. Vendimi i marre dje eshte nje lajm i mire per te gjithe prinderit evropiane te cilet mund te jene te sigurt se qe nga mesi i 2011 shishet plastike te biberonit nuk permbajne BPA Bisphenol-A - ka thene komisioneri per Shendetin dhe Ceshtjet e Konsumatorit ne BE John Dalli.
Kimikati i cili perdorej gjeresisht ne prodhimin e shisheve plastike per ti bere ato me te forta dhe me te pastra prej disa kohesh nga ngjallur shqetesim duke bere qe ne disa shtete te ndalohet perdorimi i saj si ne Kanada Danimarke dhe SHBA. Ky kimikat gjendet gjeresisht dhe ne kutite e ushqimeve dhe te pijeve.
Kanadaja ka qene vendi i pare ne bote qe nga tetori klasifikoi Bisphenol-A si substance toksike pavaresisht kundershtimeve qe erdhen nga industria.
Rreziku
Ky kimikat nepermjet ushqimit kalon tek gjaku me pas tek grate shtatzena kalon tek bebja kjo e fundit po te jete femer e pason e keshtu me radhe. Vazhdon te transferohet sepse mbetet ne organizem dhe shume pak clirohet ne urine. Po keshtu ekspozimi i larte i foshnjave premature qe qendrojne ne inkubatore ne sallat e terapise intensive ndaj Bisfenolit-A dhe ftalatev eshte problem mjaft shqetesues per shendetin e tyre. 80 e bebeve dhe pothuajse te gjithe te rriturit kane nivele te matshme te fataleve ne trupat e tyre. Jane pikerisht ftalatet qe perdoren si plastifikues ne prodhimin e ambalazheve te ushqimeve pajisjeve mjekesore dhe ne materiet plastike ne ndertim. Ka shume fakte se monomeret qe perdoren per prodhimin e polimerive te plastikeve jane te njejtat kimikate qe mund te demtojne mjedisin dhe sidomos njerezit.
Po ashtu kimikatet qe u shtrohen plastikeve mund te thithen nga trupat e njerezve. Disa prej ketyre perberjeve kimike mendohet se ndryshojne hormonet. Jane pikerisht hormonet qe dergojne sinjale dhe u tregojne qelizave se cfare duhet te bejne. Keto sinjale dergohen ne kohen e gabuar dhe ne sasine e gabuar tek embrioni cka mund te sjelle ndryshime te zhvillimit te ketij embrioni. Dhe kjo behet edhe me tragjike sepse nje grua shtatzene lejon qe ky kimikat ne te njejten kohe te preke tre breza nena e cila ekspozohet ndaj ketij kimikati embrioni dhe nese embrioni femer te gjitha vezet e saj.