E Diel, 1 Nëntor 2026

Si erdhi deri tek ne shqipja dykrenore ne fushe te kuqe

Njihet fakti se kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt duke e zevendesuar stemen qe kishte trasheguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit perdorte si steme figuren e nje princi ose te nje burri me floke te gjate dhe toge Gjin Varfi Heraldika shqiptare Tirane 2000 f. 27. Shqiponjen dykrenore e kane perdorur si simbol te tille edhe Arianitet Cernojevicet e Zetes Leke Dukagjini etj. Per here te pare ne histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjen dykrenore shfaqet ne vitin 1451. Ajo paraqitet ne nje liber uratash qe iu dhurua Skenderbeut nga Alfonsi V

1

Sot ata shihen kudo ne cdo vend kohe dhe stine. I gjen pothuajse gjithandej ne aeroporte porte pika doganore stadiume institucione shkolla terrene sportive tryeza pune etj. Flamuret jane keshtu simbole te shtetit kombit organizatave klubeve sportive partive politike si dhe te nderit lavdise ushtarake krenarise sportive etj. megjithese nuk jane gje tjeter vecse pelhura qe mbartin trajta permasa dhe ngjyra te caktuara te cilat kur vihet ne shtize perfaqesojne e percojne kuptime te simbolizuara. Secili flamur ka nje histori te vecante pra nje ditelindje te tij.

Edhe flamuri yne kombetar ka ne vetvete nje histori te gjate dhe interesante te cilen do ta zbulojme pak e nga pak ne rubrikat e ketij shkrimi.

I njohur nderkohe si flamuri shqiptar ai bashkon ne vetvete shtate milione e me shume njerez te ndare ne gjashte shtete. I perbere prej shqiponjes se zeze me dy krere me flatra te shpalosura ne menyre simetrike brenda nje fushe te kuqe ai perfaqeson nje nga modelet e flamurit te dikurshem te Bizantit.

2

Duke u futur thelle ne histori mesojme se shqiponja ka qene dikur ne periudhen e Romes antike simbol i ketij shteti. Edhe sot te dyja klubet e njohura te futbollit ne kryeqytet Roma dhe Lacio mbajne perkatesisht simbole antike nga ku i pari ka si te tille koken e ujkonjes se Kapitolit ndersa i dyti nje shqiponje te kalter me krahe te hapur.

Si simbol i Republikes romake shqiponja u perdor per here te pare nga strategu i saj i shquar Kaj Mari dhe me pas nga Katilina Pompei dhe Cezari. Ky i fundit perdorte si simbol te tij shqiponjen e arte te vendosur ne nje fushe te kuqe. Po keshtu veproi me stemen e Cezarit edhe nipi I tij Perandori Oktavian Augusti i cili u pasua me vone edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorise Romake ne vitin 395 ne dy pjese shqiponja u transformua me dy koka duke simbolizuar njera Perandorine e Perendimit me qender Romen dhe tjetra Perandorine e lindjes me qender Kostandinopojen Bizantin. Nderkohe Perendimi u pushtua nga barbaret ne vitin 476 duke humbur traditat me te vyera te antikitetit e bashke me to edhe simbolin e tij. Ndersa Lindja vazhdoi te jetoje edhe per 10 shekuj te tjere duke e ruajtur kete simbol qe vinte qe prej koherave me te lavdishme te Romes.

Formen dhe ngjyrat e tij flamuri bizantin i mori gjate sundimit te Justinianit 527-562 perandorit me origjine ilire. Dukej se atij i pelqente qe dy kokat e shqiponjes ti identifikonte me vetveten dhe te shoqen perandoreshen Teodora. Me vone me kalimin e kohes me ane te martesave dhe dhenies se privilegjeve Bizanti ia dhuroi simbolin perandorak fisnikerise se kombeve qe ishin integruar ne kete hapesire shumekombeshe. Keshtu ndodhi me princat rumune bullgare gjermane ruse serbe greke dhe shqiptare. Kjo eshte arsyeja qe kete simbol sot e perdorin nje duzine popujsh e shtetesh te cilat dikur kane pasur kontakte te drejtperdrejta me Bizantin.

Duhet thene se sot flamuri bizantin shfaqet si simbol i Kishes Ortodokse pasardhese e drejtperdrejte e Perandorise se Lindjes Bizantit ndersa nje kopje e tij ruhet ne nje nga manastiret e malit Atos ne Greqi ne ngjyrat e tij origjinale shqiponjen e zeze me dy koka te vendosur ne nje fushe te arte.

3

Nje nga njerezit me te shquar te kohes se tij ne Arberine e shekullit XIV ishte edhe princi Andrea II Muzaka. Me ndihmen e Balshajve dhe aleateve te tjere te tij si Arianiteve dhe Matrengeve ai theu ne vitin 1371 ne betejen e Kosturit mbretin Serb Vukashinin qe ishte zoterues i Kosoves dhe Maqedonise Perendimore Histori e Popullit Shqiptar. Tirane 2002 fq.294. Pas kesaj fitoreje te bujshme Perandori bizantin Joani i V-te Paleolog ne shenje nderimi per kete fitore i konfirmoi Andrea Muzakes titullin e despotit princit duke i dhuruar stemen perandorake bizantine sic ishte shqiponja e zeze me dy krere e me yll ne mes vendosur ne fushe te arte. Kete fitore despoti Andrea e perjetesoi me ndertimin e Kishes se Shen Athanasit ne qytetin e Kosturit ne afresket e se ciles edhe sot mund te shihet portreti i tij anash se cilit eshte pikturuar edhe shqiponja dykrereshe te ciles Muzaka i shtoi siper edhe nje yll gjashtecepash P. Xhufi Nga Paleologet tek Muzakajt. Ky akt solli zevendesimin e emblemes se hershme te Muzakajve e cila paraqiste nje burim qe shperthente nga toka dhe ndahej ne dy rrjedha duke pasur nje pishtar ne mes me stemen perandorake Kete nderrim simbolesh humanisti shqiptar Gjon Muzaka e pasqyron keshtu ne memorien e tij te titulluar Historia dhe gjenealogjia e familjes Muzaka botuar ne Itali ne vitin 1510. Duhet ta dini se qysh nga kohet antike stema e deres sone ka qene nje krua i gjalle i cili rridhte ne toke me dy rrjedha ne dy ane. Pastaj kemi pasur shqiponjen me dy krere te kurorezuar me nje yll ne mes. Ekzemplare te kesaj steme ruhen po ne Itali njera ne kishen e madhe te Frankaviles ne Otranto te Italise ku ndodhet epitafi i gdhendur mbi pllaken e varrit te despotit Gjon Muzaka ne te cilin lexohet. I Plotfuqishmi Jezu te falet ketu Gjon Muzaka i biri i Gjin Despotit zot i Myzeqese dhe i Epirit qe nga qyteti i Bizantit trashegoi shqiponjen dykrenore qe mbante ne flamur. Edhe i dyti ndodhet ne altarin e Kishes se Shen Marise se Amalfit ne Monopoli ku lexohet nje tjeter epitaf i varrit te dom Thoma Muzakes nje tjetri pinjoll te kesaj familjeje qe emigroi ketu ne vitin 1479 P. Xhufi Stema dhe familje fisnike nga Myzeqeja Myzeqeja V 1995.

Duhet theksuar se deri me sot shumica e shqiptareve mendojne se flamuri i tyre eshte flamuri i Skenderbeut pa e ditur origjinen e meparshme te tij. Edhe sot ne nuk e dime me saktesi se kur Skenderbeu perdori si simbol te shtetit te tij shqiponjen dykrenore. Njihet fakti se kete simbol ai e huazoi nga Muzakajt duke e zevendesuar stemen qe kishte trasheguar nga i ati Gjoni. Ky i fundit perdorte si steme figuren e nje princi ose te nje burri me floke te gjate dhe toge Gjin Varfi Heraldika shqiptare Tirane 2000 f. 27. Shqiponjen dykrenore e kane perdorur si simbol te tille edhe Arianitet Cernojevicet e Zetes Leke Dukagjini etj. Per here te pare ne histori emblema e Gjergj Kastriotit me shqiponjen dykrenore shfaqet ne vitin 1451. Ajo paraqitet ne nje liber uratash qe iu dhurua Skenderbeut nga Alfonsi V Mbreti i Napolit me rastin e nenshkrimit te traktatit te Gaetes ne 26 mars 1451. Gj. Varfi Heraldika shqiptare f. 32. Ai iu dorezua ambasadoreve te Skenderbeut qe nenshkruan kete traktat peshkopit Stefan te Krujes dhe at Nikola de Bergucit nga protonoteri i Alfonsit Arnaldo Fonoleda. Simboli perfaqesues i shtetit te Skenderbeut del perseri ne nje katalog venecian stemash ne vitin 1463 kur Gjon Kastrioti i biri i heroit mori titullin Fisnik i Republikes. Akademia e Shkences Historia e popullit shqiptar f. 434. Po keshtu ky simbol ruhet i gdhendur ne varrin monumental te Kostandin Kastriotit ndertuar ne vitin 1500 nga gjyshja e tij Donika ne Kishen e Shen Marise se Engjejve ne Napoli. Njelloj si ne flamur Skenderbeu e perdori shqiponjen dykrenore me krahe te ulur dhe yllin me gjashte cepa siper edhe ne vulen e tij te madhe te cilen e perdorte ne dokumentet zyrtare. Historia e popullit shqiptar f. 433. Nderkohe kur Kastriotet u larguan ne Itali pas vdekjes se tij ne 17 janar 1468 ata jo vetem e ruajten simbolin e tyre por e perdoren gjeresisht ate si steme te heraldikes se tyre.

Sidoqofte ne gojedhenat e arberesheve ky kumt mbeti i gjalle thekson ne kujtimet e tij Eqrem Vlora nje nga intelektualet me te shquar shqiptare te shekullit XX. Stemen e mesiperme mbi varrin e nipit te Skenderbeut ne Kishen e Shen Marise se Engjejve ne Napoli qe ishte shqiponja heraldike me nje yll te bardhe e vezullues pesecepash mbi te dy kreret e vendosen midis viteve 1880-1895 Zef Skiroi e me vone Anselmio Sorekio ne te permuajshmen e tyre arbereshe dhe e botuan thuajse ne cdo numer. Kete embleme si flamur te Shqiperise pas vitit 1900 e ve si simbol edhe Faik Konica ne te permuajshmen e tij Albania ne Bruksel. Ne shtator 1909 se bashku me djelmerine e qytetit te Vlores une organizova ne shtepine time shfaqjen e drames Pirrua te Mihal Gramenos ku ngrita per here te pare flamurin shqiptar. Ne kohen e kryengritjes se malesoreve katolike ne vitin 1911 ne Cetine mberriten vullnetare arbereshe per tu bashkuar me kryengritesit e qe per here te pare mbanin nje flamur kombetar Eqrem Bej Vlora Kujtime Tirane 2003 f. 313. Ngritja e flamurit vazhdon me tej tregimin e tij Eqrem Beu po aty f. 313-314 ka nje histori te tille. E pra ne 28 nentor kryeobjekti i dites flamuri si simbol i pavaresise me ate pakujdesine shqiptaro-lindore ishte harruar. Per me teper shumica nuk e dinte se si ishte ai kurrkush me perpara as e kishte pare as e kishte mbajtur. Askush ne Vlore nuk kishte flamur ne shtepi. Shtetformuesit rane ne hall dhe veshtruan njeri-tjetrin te hutuar. Atehere ngrihet miku im Hydai Efendiu dhe thote se ne dhomen e gjumit te Eqrem Beut varet ne mur nje flamur shqiptar i futur ne nje kornize te bukur. Dhe pyeti se a mund te merrej pa qene aty i zoti. Ismail Beu i dha leje dhe keshtu flamuri qe dikur Don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht ne Paris shtegtoi ne konakun fqinj dhe ra ne duart e Ismail Qemalit i cili ia dorezoi Murat Bej Toptanit me porosine ta varte poshte nderkohe qe vete qendronte prane ne dritare. Mijera njerez u mblodhen ne kopsht duke brohoritur Rrofte rrofte Nje jave pas kthimit tim ne Vlore cova Murat Bej Toptanin dhe Hydai Efendiun tek Ismail Qemali te ma kthenin ate menjehere sapo zonja Marigo Pozio nje atdhetare e madhe demokrate ta kishte qendisur flamurin e ri.

4

Huan Pedro de Velasko i vetequajtur Don Alandro Kastrioti ishte nje princ spanjoll. Nje stergjysh i tij kish qene nenmbret i Napolit dhe ne vitin 1600 ky fisnik ishte martuar me markezen Auleta Kastrioti. Me nje origjine te tille Don Alandroja ish-ambasador i Spanjes ne disa vende te Evropes e shpalli veten ne fillim te viteve 1900 pretendent te fronit te Shqiperise. Me famen qe gezonte propaganden dhe mjetet financiare te shpenzuara prej tij Alandro Kastrioti pati meriten qe e beri te njohur problemin shqiptar ne qarqet politike evropiane. Diku ne vitin 1907 Eqrem Bej Vlora nje nga kusherinjte e Ismail Qemalit dhe njeri prej personaliteteve me te shquara te Shqiperise se gjysmes se pare te shekullit XX pati fatin te vizitonte Don Alandron ne Paris E. B. Vlora Kujtime Tirane 2003 f. 215. Takimin me kete personazh te cuditshem ai e pershkruan keshtu Don Alandro na ftoi per darke ne vilen e madhe si pallat ku na njohu me shoqerine e larte te pranishme. Pasi perfundoi darka nje sherbetor solli nje kuti kadifeje te kuqe mbi nje tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros. Ai u ngrit dhe mbajti nje fjalim te bukur... dhe pastaj hapi kutine e kadifenjte dhe nxori prej andej nje flamur shqiptar nje shqiponje e zeze dykrenore ne fushe te kuqe dhe ma dha mua. Pese vjet e ruajta kete flamur ne dhomen e gjumit varur me nje gozhde anash krevatit derisa erdhi vertet dita qe kishte profetizuar don Alandroja. Krejt papritur e krejt rastesisht ky flamur u ngrit vertet si simbol i Pavaresise se Shqiperise.

Nderkohe qe ne publicistiken historike vitet e fundit ne shtypin e shkruar kane qarkulluar edhe dy hipoteza te tjera rreth flamurit qe u perdor gjate ceremonialit te shpalljes se pavaresise. E para thekson se flamurin e solli nga Bukureshti me Ismail Qemalin dhe grupin e patrioteve te tjere shqiptare Spiridon Ilo. Ilo firmetar ne aktin e pavaresise thosh se kushurira e tij Marigo Pozio i qendisi atij vetem theket. Ndersa hipoteza e dyte thekson se flamurin e qendisi Marigoja mbi vizatimin qe bene mbi pelhure patriotet Petro Fotografi dhe dom Mark Vasa.

Duhet pranuar se ka ardhur koha qe shume e shume probleme hipotetike qe mbart historia jone kombetare te sqarohen sic duhet. Keshtu mund te themi ne menyre te argumentuar se flamuri yne pra flamuri i Skenderbeut eshte trashegimi e ndikimeve romako-bizantine ne Shqiperine e shekujve te kaluar. I marre ne trajten e nje difuzioni kulturor ai ruan edhe sot formen e pergjithshme te simbolit bizantin dhe vetem ngjyren e zeze te shqiponjes. Kjo e fundit eshte ridimensionuar me kalimin e kohes duke marre nje forme me te plote e me te bukur e cila i ka krijuar edhe origjinalitet te vecante. Flamuri i ngritur ne menyre simbolike diten e 28 Nentorit 1912 ne Vlore i cili kurorezoi Shpalljen e Pavaresise se Shqiperise ishte flamuri i Kastrioteve i ruajtur prej tyre gjate brezave dhe i sjelle ne Shqiperi nga Eqrem Bej Vlora kusheriri i Ismail Qemalit. Nderkohe qe atdhetarja demokratike zonja e respektuar Marigo Pozio e perdori si model per ta riprodhuar flamurin zyrtar te shtetit te ri flamurin e mesiperm. Kjo eshte shkurtimisht historia e flamurit te Shqiperise e simbolit tone kombetar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›