Lutaj: Berisha shkeli kushtetutën
Autori i Lajmit: RedaksiaDeputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj ka dalë dje në një deklaratë për shtyp ku është shprehur se kryeministri Sali Berisha nuk respekton liritë dhe të drejtat e njeriut. “Raporti i publikuar mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, ku për herë të parë kanë qenë të një mendimi 70 organizata joqeveritare, qendrore dhe lokale, është një këmbanë alarmi për veshët e qeverisë së Sali Berishës. Një prej çështjeve të renditura në këtë raport, është tragjedia e Gërdecit. Dëshmitë e shumta të punëtorëve të fabrikës së korrupsionit qeveritar të cilat përcillen nga mediat ditë pas dite, por edhe në sallën e gjyqit, kanë forcuar bindjen e opinionit publik se në këtë aktivitet të licencuar nga qeveria e Sali Berishës, punonin të mitur, por edhe gra të patrajnuara për rrezikshmërinë e lartë të kësaj fabrike demontimi. Citoj nga raporti: “Lejimi i ushtrimit të një veprimtarie të paligjshme, si pasojë e së cilës humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm” tha Lutaj. Pikë tjetër shumë shqetësuese sipas këtij raporti është edhe trajtimi i të shoqëruarve, arrestuarve dhe të dënuarve nëpër burgjet shqiptare.
Ky lajm është publikuar: 28/12/2009