E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrezon lirine e Almir Rrapos

Seanca Hapet drita jeshile per ekstradimin e ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme

Gjykata e Tiranes ka rrezuar kerkesen e mbrojtjes se Almir Rrapos per shuarjen e mases se sigurimit. Gjyqtari Shkelqim Mustafa me vendimin e djeshem i ka hapur rruge ekstradimit te ish-sekretarit ne Ministrine e Jashtme drejt SHBA-se. Ne fillim te seances gjyqesore avokati i Rrapos Ardian Visha parashtroi para gjykates arsyet perse klienti i tij duhej te lirohej. Ai argumentoi se prej 10 ditesh Rrapo po mbahej ne arrest ne burg pa nje vendim gjykate. Avokati shtoi se edhe Gjykata e Strasburgut ka vendosur se ai nuk mund te ekstradohet ne SHBA pa dhene me pare nje vendim Gjykata e Larte. Avokati tha se vendimet e Gjykates Europiane jane te detyruara te zbatohen nga shteti shqiptar dhe si rrjedhim ai kerkoi lirimin e klientit te tij. Fjalen e mori prokurori Besnik Cengu i cili tha se procedurat per ekstradimin e Rrapos drejt SHBA-se jane kryer te rregullta dhe ligjore. Ai tha se kerkesa per shuarjen e mases se sigurise duhet te rrezohet pasi nuk eshte e parashikuar ne ligj. Cengu la te kuptohej se ne Prokurorine e Pergjithshme ka ardhur nje garanci nga SHBA-ja se Rrapo nuk mund te denohet me vdekje ndersa ministri i Drejtesise ka firmosur ekstradimin qe ne daten 1 nentor. Ne fund te pretendimeve te paleve gjyqtari Shkelqim Mustafa dha vendimin duke rrezuar ne kete menyre pretendimin e avokatit. Ai tha se vendimet e Gjykates se Strasburgut nuk jane te detyruara te zbatohen nga gjykatat shqiptare. Ish-zyrtari i Ministrise se Jashtme Almir Rrapo u arrestua me 2 korrik pasi akuzohet per akuza te renda te kryera ne kuader te nje organizate kriminale ne SHBA qe sipas akuzes dyshohet se drejtohej nga vellezerit Krasniqi. Rrapo u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane ku ishte paraqitur per te rinovuar dokumentacionin e pasaportes pasi per te ishte firmosur nje urdher arresti nga autoritetet amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›