E Shtunë, 31 Tetor 2026

IFIMES Berisha po privatizon shtetin

Lubjane Analiza e institutit te njohur per situaten ne Shqiperi

Instituti Nderkombetar per Studimet e Lindjes se Mesme dhe Studimeve Ballkanike me qender ne Slloveni IFIMES i cili ne menyre te rregullt analizon zhvillimet ne keto vende paraqiti dje nje raport ne lidhje me liberalizimin e vizave dhe ceshtjen e statusit kandidat te Shqiperise. Ne kete raport te institutit i cili e ka qendren ne Slloveni theksohet se me vendimin per heqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnjes Europa korrigjoi gabimin e bere nje vit me pare. Por nga ana tjeter ne raport theksohet se qeveria ne vend e drejtuar nga Kryeministri Berisha po perpiqet te marre te gjitha meritat per kete proces per te hequr vemendjen nga negociatat e deshtuara mes PD-se dhe PS-se ne tryezen e delegacionit te perbashket te deputeteve europiane dhe atyre shqiptare. Po keshtu raporti thekson se krimi dhe korrupsioni vazhdojne te jene nje kancer per shoqerine shqiptare. Sali Berisha po e godet korrupsionin me shume se te tjeret por vetem per sa u perket pasojave dhe jo origjines se tij. Transparency International i ka adresuar Kryeministrit Berisha ne menyre te shkruar shqetesimin ne lidhje me format e ndryshme te korrupsionit dhe ate te presionit qe bejne autoritet theksohet ne raport. Ky raport del ne konkluzionin se qeveria po perpiqet te vendose nen kontroll institucionet e shtetit dhe aty jepen shembuj se si po behet kjo. Nje nga shembujt eshte edhe te rastit te Entit te Autoritetit Rregullator i cili nuk kryen rolin e tij per sa i perket vezhgimit te problemeve te energjise elektrike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›