McIlwham Statusi nuk eshte thjesht plotesim formularesh
Ambasadorja e Britanise se Madhe ne Tirane Fiona McIlwham deklaroi dje se politika shqiptare nuk duhet te mendonte qe integrimi ne Bashkimin Europian lidhej me plotesimin e kerkesave ne leter. Nga Vlora teksa mori pjese ne nje forum debati te zhvilluar nga ana e Forumit te Vlores per Dialogun Nderkombetar ambasadorja britanike theksoi se ishte e rendesishme qe Shqiperia te merrte statusin e vendit kandidat ne BE te kishte parasysh implementimin e reformave dhe respektimin e ligjit. Statusi i vendit kandidat nuk eshte thjesht te plotesosh formulare dhe te kalosh ligje. Shqiperia duhet te ndertoje rekorde te besueshme reformash dhe implementimi te ligjeve dhe kryesisht per sa i perket funksionimit te shtetit ligjor theksoi ambasadorja britanike. Ne kete kuader McIlwham u shpreh se procesi i integrimit duhet te bazohet ne reforma te thella ne shtetin ligjor dhe te vlerat e ndara. Sipas ambasadores opinioni i KE-se per ceshtjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian jep ne menyre te qarte qendrimin se Shqiperise i duhet te beje edhe shume hapa te tjere per te pasur sukses ne rrugen e saj drejt BE-se. Nese Shqiperia kerkon te beje progres te shpejte dhe real drejt BE-se politikanet e te gjitha partive duhet te gjejne nje rruge per te bashkepunuar ne menyre me konstruktive. Ata duhet te vendosin interesat kombetare mbi ato partiake. Politika shqiptare nuk mund ta kete vleren zero theksoi ambasadorja britanike duke u bere thirrje paleve te mos humbin kohe me debate.