E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shmanget një sulm me bombë, kapet 17-vjeçari

Një tjetër atentat mund të kishte qënë fatal në SHBA. Kanë qënë forcat e policisë të cilët me anë të një ndërhyrje të menjëhershme kanë bërë të mundur shmangien e një sulmi me bombë.

Sipas efektivave të policisë, bëhet e ditur se sulmi ishte planifikuar për një shkollë në Florida dhe se autori i këtij akti ka qënë pikërisht një student i përjashtuar nga shkolla. Ndërkaq sipas të njëjtave burimeve, mësohet se studenti është arrestuar, sikurse është bërë e mundur dhe indetifikimi i tij. Ai është 17-vjeçari Jared Cano.

Të gjitha materialet janë gjetur në banesën e tij dhe jane sekuestruar ne cilesine e provës materiale. Ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij akti të rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›