Pakistan, 7 viktima në një atentat, vritet deputeti

Shtatë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombë dore të hedhur ndaj një grupi personash në Karaki, në Pakistanin jugor.
Mes viktima është edhe deputeti i partisë së qeverisë PPP. Lajmin e ka bërë të ditur policia pakistaneze.
Atentatorët kanë hyrë në aksion në zonën Kharadar, duke përhapur panik mes turmës dhe shkaktuar 14 të plagosur.