Marmara, Erdogan: Izraeli të kërkojë falje

“Është e pamundur të përmirësohen marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit derisa shteti hebraik të kërkojë falje dhe të japë dëmshpërblim për vrasjen e nëntë shtetasve turq”. Kështu është shprehur kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan, pasi homologu i tij izraelit Benyamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk duhet t`i kërkojë falje Turqisë.
Viktimat humbën jetën në maj të 2010 teksa ishin duke udhëtuar në bordin e anijes “Marmara” të drejtuar për në Gaza.