E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE ndan fonde për vendet e pranverës arabe

Komisioni Evropian ka ndarë 300 milionë euro fonde për pesë vende të prekura nga protestat publike, si pjesë e pranverës arabe.

Maroku, ku qytetarët me shumicë votash miratuan Kushtetutën e re, e cila zvogëlon fuqitë e Mbretit, do të marrë pjesën më të madhe të fondeve , pra 139 milionë euro.

Egjipti, i cili po lufton për ndërtimin e demokracisë pas rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak, do të marrë 100 milionë euro, për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve në Kajro dhe për të krijuar vende të reja pune.

Jordanisë së cilës i janë sugjeruar ndryshime në Kushtetutë, i janë ndarë 71 milionë euro, që do të përdoren kryesisht në fushën e arsimit.

Algjeria do të marrë 34.5 milionë euro për sektorin e saj kulturor dhe të transportit, ndërsa Libanit i ndahen 33 milionë euro për reformimin e sistemit gjyqësor, financat komunale dhe qeverisjen mjedisore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›