Gjykata shpall të pafajshëm ish-kreun e hipotekës Zeneli
29/06/2011 Akuza kërkoi dënimin me 10 milionë gjobë e 6 muaj burg, gjykata s’pranoi kërkesën
TIRANE-Ish-kreu i hipotekës, Gazmend Zeneli, është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Tiranës, e cila i ka konsideruar provat e Prokurorisë jo bindëse për të faktuar ‘shpërdorimin e detyrës’ ndaj Zenelit. Vendimi është marrë pak ditë më parë nga trupi gjykues, i cili pasi dëgjoi pretendimet e Prokurorisë dhe avokatit mbrojtës vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorit për të dënuar ish-kreun e hipotekës me 10 milionë gjobë dhe 6 muaj burg me kusht, duke shpallur të pafajshëm të pandehurin Gazmend Zeneli. Për gjatë seancave gjyqësore Zeneli ka këmbëngulur se nuk kishte shkelur asnjë ligj në periudhën e drejtimit të institucionit të hipotekës dhe për këtë arsye ai vazhdimisht shprehej para gjykatës se ishte i pafajshëm. Mirëpo tjetër argumentim ka ngritur Prokuroria, e cila në seancat gjyqësore ka theksuar se i pandehuri Gazmend Zeneli, ka abuzuar me detyrën e tij, duke shkelur rëndë ligjin dhe procedurën e përcaktimit të çmimit për një sipërfaqe tokësore rreth 6 mijë m2 që ndodhet pranë ish-qytetit të nxënësve. Akuza pretendon se nga hetimet e kryera ka rezultuar se dokumenti që ka përcaktuar çmimin e shitjes së tokës është i firmosur vetëm nga i pandehuri Gazmend Zeneli. Sipas prokurorisë, akti i përcaktimit të çmimeve është bërë pa ngritur asnjë grup pune, pasi me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë kryeregjistruesi do të duhej vetëm të verifikonte çmimet e trojeve të shitura në atë zonë, duke parë dokumentet e regjistrimit të tyre në hipotekë. Prokuroria ka shkuar edhe më tej duke pohuar se çmimi mesatar në kohën e shitjes së tokës, për atë zonë ka qenë 120 euro metri katror. Pavarësisht këtij konstatimi, ish-drejtori i Hipotekave aktualisht avokat privat Gazmend Zeneli, ka vendosur që çmimi i shitjes së sipërfaqes tokësore prej rreth 6 mijë metra katrorë të jetë 40 euro metri katror. Kjo procedurë është mbyllur me arkëtimin e një shume financiare disa herë më të vogël sesa vlera reale e truallit, duke shkaktuar kështu një dëm financiar të konsiderueshëm në arkën e shtetit shqiptar. Mirëpo këto pretendimi nuk janë marrë parasysh nga gjykata e Tiranës, e cila vendosi të shpallë të pafajshëm të pandehurin Zeneli. Me këtë vendim nuk është pajtuar Prokuroria e Tiranës, e cila mësohet se ka vendosur të apelojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Burimet sqaruan se apelimi do kryhet menjëherë pas zbardhjes së vendimit dhe se Gjykatës së Apelit do i kërkohet dënimi i Zenelit me të njëjtën masë dënimi që kishte kërkuar akuza në shkallën e parë.
Pretendimi i akuzës
Përfaqësues të njësisë hetimore Task-Forcë, e cila ka hetuar ish-kreun e hipotekës Gazmend Zeneli pohuan se dosja hetimore është verifikuar me imtësi, dhe se ekzistojnë prova të qarta që faktojnë fajësinë e të pandehurit. Ata shprehen se gjykata, në dhënien e vendimit nuk është mbështetur në faktet dhe provat e administruara në dosje dhe se për këtë qëllim kanë vendosur që të apelojnë vendimin e saj të pafajësisë.
2 vendime për një pronë
Ish-kreu i hipotekave, Gazmend Zeneli, është akuzuar edhe për abuzime të tjera gjatë drejtimit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive. Në vitin 2007, Avokati i Popullit njoftoi Prokurorinë për një rast flagrant, në të cilin me firmën e Zenelit ishin dhënë dy vendime të ndryshme për një pronë të vetme. Sipas inspektimit të bërë nga Avokati i Popullit dhe rekomandimit të datës 17 tetor 2007, abuzimi lidhet me një pronë në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë.