Rama inspekton punimet ne bllokun 59 prane lagjes "Ali Demi"
Kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama gjate inspektimit te punimeve ne bllokun 59 prane lagjes "Ali Demi" ne kryeqytet u shpreh se pushteti qendror po cenon ne menyre kembengulese autonomine vendore. "Edhe 25 hektare te tjera ne kete territor, i bashkangjiten trupit te riperterire te kryeqytetit dhe nderkohe edhe ne blloqe te tjera vazhdon intensivisht puna per te transformuar cilesisht jeten komunitare, pavaresisht pengesave te medha" eshte shprehur Rama. Ky i fundit ka theksuar se prioritet i bashkise do te jete transformimi i te gjitha zonave nga qendra drejt periferise. Blloku 59, i eshte nenshtruar nje rikonstruksioni te plote, duke filluar nga rruget, rrjeti i kanalizimeve, si dhe ndricimi publik, dhe zonat e gjelberta. Ky bllok kufizohet nga rruget "Hasan Sufa", "Ali Demi" dhe Bulevardi "Bajram Curri", dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej 25 hektaresh.