E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije/ Kthehej nga Greqia, arrestohet i denuari

Nje i denuar per falsifikim eshte arrestuar dje nga Policia e Kakavijes teksa kthehej nga Greqia si deportiv. Burime zyrtare bene me dije se i ndaluari eshte Bektash Hoxhaj, 29-vjec, nga Vlora. Ai ishte shpallur ne kerkim nga ana e Policise Gjirokaster qe prej vitit 2007 pasi gjykata, me 16 nentor 2006, e ka denuar me 4 muaj burg per vepren penale te "falsifikimit te vulave, stampave dhe formulareve". Per t'i shpetuar prangave Hoxhaj ishte fshehur ne Greqi, ku ka qendruar gjate tre viteve te fundit, por u kap ne momentin qe ka hyre ne Piken Kufitare Kakavije. Verifikimet qe kane kryer kontrolloret cuan ne zbulimin e 29-vjecarit si i denuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›