E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum/ Protesta e dhunshme, ne pranga organizatori

Protesta e dhunshme ne Orikum te Vlores dy dite me pare con ne pranga nje 38-vjecar banor te qytezes bregdetare. Burime zyrtare thane se i ndaluari eshte Zeqir Blushi, mbi te cilin rendojne akuzat e "kundershtimit me dhune ndaj policise", "shkaterrim i prones e kryer ne bashkepunim" dhe "organizim i pjesemarrjes ne manifestime te paligjshme". Mesohet se nente persona te tjere te shoqeruar u liruan pas keshillimit. Gjate protestes policia u godit me nje lume guresh, ndersa u shkaterrua gardhi rrethues. Pronaret pretenduan se disponojne dokumentet, ashtu sikurse edhe ndertuesit qe u shprehen se kane paguar 1 milione euro taksa dhe investuar 12 milione euro per ndertimin e pallateve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›