E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masterat, studentet ne proteste

Sonila Isaku

Studentet qe kane mbaruar ciklin tre vjecar prane Shkencave te Natyres, pjese e Universitetit te Tiranes, kane protestuar per kuotat e uleta qe ka miratuar qeveria, per masterat e nivelit te pare dhe te dyte. Ata shprehen te indinjuar, se si kriteret qe jane vendosur. Studentet kane kundershtuar pranimin nepermjet notes mesatare dhe kuotat e uleta, i kane lene jashte dyerve per te vazhduar arsimimin e tyre. Ne duhet te ishim njoftuar per kuotat e pranimit ne master qe ne vitin e dyte te studimeve. Kjo parashikohet edhe ne Karten e Bolonjes, kurse tek ne nuk zbatohet. Ne kemi perfunduar studimet diten e enjte dhe po ate dite kemi marre vesh edhe numrin e kuotave" kane pohuar studentet e Shkencave te Natyres gjate protestes. Keta te fundit, paralajmerojne protesta te pershkallezuar, por nuk perjashtojne dhe greven e urise.

Reagimi

Pas protestes se studenteve ka reaguar edhe Ministria e Arsimit. Ne lidhje me kete ceshtje jane shprehur, se studentet nuk duhet t'ia kerkojne zgjidhjen Ministrise se Arsimit, apo Keshillit te Ministrave, por dekanatit dhe rektoratit te universitetit te Tiranes, te cilet propozojne kuotat. Qeveria ka miratuar rreth 20 kuota, per masterat e nivelit te pare ne fakultetin e Shkencave te Natyres. Kurse persa i perket kuotave te doktoratures ato kane qene disa here me te larta, pikeerisht ne 72 kuota. Per sa i perket doktoratures tarifa e shkollimit eshte 200 mije leke ne vit, nderkohe qe ky studim zgjat 3 vjet dhe duhet te plotesohen 60 kredite. Nderkohe, 8 programe te doktoratures jane hapur ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne fizike, kimi dhe biologji. Keshilli i Ministrave vendosi para nje jave edhe hapjen e Masterave te Nivelit te dyte ne Fakultetin e Shkencave te Natyres ne deget kimi me profil "Elektrokimia e korrozionit dhe dukurite siperfaqesore dhe "Kimi industriale e mjedisore". Keto programe studimi duhet te realizohen ne nje kohe prej nje viti dhe kreditit qe duhet te plotesojne studentet jane plot 60.

Doktoraturat

Fakulteti i Shkencave te Natyres

Fizike

Analiza kimike e lendes dhe mjedisit

Elektrokimi e zbatuar dhe dukurite siperfaqesore

Teknologjia dhe mikrobiologjia e ushqimeve & vleresimi i sigurise dhe cilesise

Proceset e trajtimit kimik te lendeve te para natyrore dhe te mbeturinave industriale e urbane

Biologji Molekulare

Biologji e Ruajtjes

Bioteknologji Bimore

Masterat e Nivelit te Dyte

Fakulteti i Shkencave Natyrore

Kimi

Elektrokimia e korrozionit dhe dukurite siperfaqesore

Kimi industriale e mjedisore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›