E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Revoltat arabe, si rënia e Murit të Berlinit

“Bota po përballet me prova tepër të vështira”, tha Medvedev duke iu referuar serisë së konflikteve të shpërthyera në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme.

“Ndryshimet në vijim e sipër kanë një natyrë historike dhe mund të hapin dyert për reforma të ngjashme me ato të zbatuar në Evropën Qendrore pas rënies së Murit të Berlinit”, theksoi ai, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Interfax”.

“Zhvillimet në botën arabe kanë treguar qartë tashmë se reformat socio-ekonomike duhet të zbatohen në kohën e duhur në bazë të kërkesës së pjesës më të madhe të qytetarëve”, shtoi kreu i Kremlinit.
/Start/

                                                                                             2011-07-14 19:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›