E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja perkeqeson kushtet ekonomike

Norma e papunësisë në Spanjë, më e larta në Europë në 22,8%, do të vijojë të rritet edhe më tej gjatë këtij viti. Kështu ka deklaruar kryeministri, Mariano Rajoy në parlamentin spanjoll. Kryeministri u është drejtuar parlamentarëve të informojnë partnerët e tyre mbi marrëveshjet e arritura në kuadër të takimit në Bruksel në muajin shkurt. Rajoy ka përshkruar një kuadër të rëndë të situatës në vend, por parlamentarët sigurojnë qeverinë e tyre se po bën hapat e duhur për të krijuar vende të reja pune dhe rritjen ekonomike. "Është vështirë të imagjinosh një pikë nisje më të keqe për këtë legjislaturë ; Recesioni ekonomik, papunësia rekord, shkelje te objektivave të deficitit publik, rënia e kredisë, nivelet e larta të borxhit dhe përkeqësimi i mjedisit ndërkombëtar", u shpreh ai. Kreu i qeverisë spanjolle ka shtuar se tregu i punës duhet të reformohet për tu bërë më fleksibël, për ta bërë më të lehtë ndryshimin e punësimit dhe për tu përshatur kushteve aktuale ekonomike. Sipas BQ të Spanjës, ekonomia e vendit po bie në recesion, me një rrudhje të ekonomisë me 0,3% në fund të 2011-ës dhe një rënie të mëtejshme të PbB me 1,5% në 2012-ën. Kryeministri Rajoy ka parashikuar në programin e qeverisë të kryej të tjera reduktime në bilancin e 2012-ës për 9 miliardë euro, përvec rritjes së taksave me 6,3 miliardë si dhe nisjen e një fushate kundër evazionit fiskal për të rikuperuar rreth 8,2 miliardë euro.  Spanja është nën vëzhgimin e BE dhe të tregjeve mbi aftësitë e saj për të kontrolluar financat publike dhe për të shmangur një shpëtim në stilin grek. Europa nuk po na kërkon asgjë që nuk duhet bërë me forcat tona. Unë mendoj se gjëja që mungon - ka thënë Rajoy - është përfshirja në kohë e një instrumenti të domosdoshëm. "Duhet të llogarisim në kohë marrjen e masave dhe në drejtim e duhur për arritjen e rezultateve", u është drejtuar Kryeministri deputetëve spanjoll.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›