E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatat kanë dështuar në rastet familjare

Nga Express më 23 mars 2011 në ora 12:18

Përfaqësuesi i OSBE-së, Harold Danpier, ka vlerësuar se gjykatat në Kosovë janë duke dështuar që të gjykojnë në mënyrë të duhur apo adekuate rastet ku përfshihen divorcet e martesave dhe rastet që përfshijnë kujdestarinë e fëmijëve dhe vizitat e tyre.

Këto vlerësime ai i dha në kuadër të një tryezë të rrumbullakët, të organizuar të martën në Pejë, me ç’rast edhe është prezantuar raporti “Gjykimi i rasteve familjare në Kosovë: çështjet lidhur me menaxhimin e lëndëve”.

“Dështimi i tillë shkel kornizën ligjore në Kosovë dhe po ashtu mund të shkelë standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve”, u shpreh Danpier.

Ymer Jahmurataj, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Pejë, ka kundërshtuar raportin, duke thënë se nuk pajtohet me këto vlerësime. Ai ka thënë se nga afro 1600 lëndë të këtij lloji që janë të paraqitura në këtë gjykatë është arritur që me sukses të zgjidhen 654 prej tyre.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›