Protestuesit, t'i hiqen kompetencat ekzekutive EULEX-it
Nga Express më 23 mars 2011 në ora 13:36
Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për mes protestës, të mërkurën kanë kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës miratimin e ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës, ndërkaq kanë ftuar Qeverinë e vendit që të heqë kompetencat ekzekutive te EULEX-it, duke e vënë atë vetëm në pozitën e organeve këshillëdhënëse.
Protestuesit në Prishtinë kanë marshuar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar i Kosovës.
Shoqatat e dala nga lufta kanë paralajmëruar protestë gjithë popullore në Prishtinë më datën 29 mars, raporton KosovaPress.