E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykatë, 500 “fëmijë” kërkojnë baballarët

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Tradhtia bashkëshortore, apo lindja e një fëmije jashtë martese, kanë bërë që nënat apo baballarët t i drejtohen gjykatës, për të gjetur atësinë e fëmijëve të tyre. Në këto kushte, duket se çelësi i vetëm për të mësuar të vërtetën është ADN-ja, e cila kushton rreth 500 mijë lekë të vjetra. Në katër vitet e fundit janë kryer analizat në rreth 500 raste. Ndërkohë, pasi vendos për atësinë, gjykata cakton edhe një detyrim ushqimor prej 10 mijë lekësh të reja. Vetëm gjatë 6 muajve të para të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë kohore një vit më parë, në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 10 kërkesa për t u njohur atësia, në krahasim me 8 kërkesa që kanë qenë vitin e kaluar. Por në gjykatë ka dhe raste ku kërkohet heqja e atësisë, ku aktualisht janë 4 të tilla, ndërsa një vit më parë kanë qenë 8 kërkesa për çnjohje, nga të cilat gjatë gjithë vitit është pranuar vetëm një.
500 raste në katër vjet
Nënat e reja kërkojnë njohjen e atësisë së fëmijës dhe regjistrimin e tij në gjendjen civile. Kështu janë shprehur burime nga Gjykata e Tiranës, sipas së cilave, të gjitha kërkesat janë bërë nga vajzat deri në 25 vjeçe, të cilat kanë lindur fëmijë nga fryti i një dashurie, por jo i një martese. Të paditur në kërkesë janë personat që vajzat pretendojnë se janë baballarët e fëmijëve. Në të gjitha kërkesat, të paditurit që janë meshkujt refuzojnë të jenë prindër të fëmijëve. Por është analiza e ADN-së, ajo që vendos nëse ata janë baballarët apo jo. Dhe kjo analizë kushton rreth 500 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që prej disa vitesh, në një klinikë në kryeqytet kanë arritur të qetësohen shumë baballarë, që dyshimet i mundonin thellë në shpirt prej vitesh. “Në vitet e fundit mentaliteti po ndryshon dhe bashkë me të është shtuar së tepërmi numri i personave që duan të dinë nëse X fëmijë është i tyri gjenetikisht. Kurba e të interesuarve është gjithnjë në rritje dhe këtë e dëshmojnë më së miri statistikat. Që nga viti 2004 e deri në këtë muaj, janë pasur plot 500 raste të interesuarish, bëjnë të ditur burimet nga klinika. Ndërkohë që pas marrjes së përgjigjes së ADN-së, gjykata vendos të njoh atësinë e fëmijës.
Baballarët në gjykatë
Gjatë këtij viti në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar 4 kërkesa për çnjohje atësie. Kështu, baballarët janë drejtuar në gjykatë pas dyshimeve se fëmijët nuk janë të tyre, por të lindur nga një marrëdhënie tjetër jashtëmartesore e bashkëshorteve. Nga këto kërkesa të depozituara në Gjykatën e Tiranës për çnjohje atësie, një është pranuar nga gjykata, dy janë në proces gjykimi dhe një është pushuar. Kërkesa është pushuar, pasi prindi nuk është paraqitur në gjykatë në datën e caktuar. Dy kërkesat e tjera, të cilat janë në proces, pritet që të përfundojnë shumë shpejt, pasi proceset gjyqësore janë në mbyllje. Nga kërkesat, në një prej tyre është vërtetuar se babai i fëmijës nuk ka qenë ai kur fëmija ka lindur, por një person tjetër me të cilin gruaja ka lidhur martesë, pas divorcit me burrin e parë.

Sa kushton
ADN-ja, rruga e vetme për të vërtetuar se i kujt është fëmija, kushton rreth 500 mijë lekë të vjetra. Për 3 vitet e fundit, që nga 2004, në klinikën AMSCA realizohen analizat e ADN-së, dhe ka pasur plot 500 raste të interesuarish për të analizuar gjenetikisht fëmijën dhe për të pasur “pronësinë” mbi të. Kështu në 2 vitet e para të funksionimit të saj 2004-2005 klinika ka ekzaminuar 200 raste. Kurse në 2 vitet në vazhdim, 2006-2007, deri në muajin prill rastet janë shtuar në 300. Sipas mjekëve të kësaj klinike, probabiliteti i saktësisë së testit të ADN-së është 1,3x 10 në fuqi të 21.

Çfarë është ADN-ja
Acidi dezoksiribonukleik (ADN) përmban informata gjenetike, të cilat na bëjnë një individ unik. Çdo qelizë në trupin tonë përmban këtë informatë të ADN-së, dhe me përjashtim të binjakëve identikë, asnjë individ nuk ka ADN të njëjtë. Gjysma e ADN-së së një individi trashëgohet nga e ëma, kurse gjysma tjetër nga i ati. Duke qenë unik në secilin individ, “zinxhiri” i ADN-së njihet si “baza e jetës”.

Legjislacioni
Amësia dhe atësia
Kreu: 3, Atësia
Neni: 181
Përmbajtja: Atë i fëmijës së lindur jashtë martese është personi madhor që e njeh fëmijën si të tij. Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmërimit, burri që ka njohur femijën si të tij mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente për të vërtetuar se ai është i ati i fëmijës, E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti nga data e marrjes së lajmërimit nga nëpunësi i gjendjes civile, për mospranmiin nga ana e nënës,

Kreu: 3, Atësia
Neni: 181/1
Përmbajtja: Ati që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç mund të njohë në çdo kohë fëmijën e tij të lindur jashtë martese para nëpunësit të gjendjes civiie ose me testament,

Kreu: 3, Atësia
Neni: 181/2
Përmbajtja: Njohja e atësisë është e vlefshme kur për këtë jep pëlqimin nëna e fëmijës, të cilën e lajmëron nëpunësi i gjendjes civile. Kur nëna e kundërshton këtë njohje ose nuk përgjigjet brenda 1 muaji nga marrja e lajmërimit, burri që ka njohur femijën si të tij mund të ngrejë padi para gjykatës kompetente për të vërtetuar se ai është i ati i fëmijës,

Kreu: 3, Atësia
Neni: 181/3
Përmbajtja: E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti nga data e marrjes së lajmërimit nga nëpunësi i gjendjes civile, për mospranmiin nga ana e nënës,

Kreu: 3, Atësia
Neni: 182
Përmbajtja: Ati që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç mund të njohë në çdo kohë fëmijën e tij të lindur jashtë martese para nëpunësit të gjendjes civiie ose me testament, Njohja e bërë nga i ati ka efekt vetëm ndaj tlj, në raistin kur nuk tregohet emri i nënës dhe kur ajo nuk ka dhënë pëlqimin për njohjen e fëmijës, Njohja e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese nuk mund të revokohet edhe sikur të jetë bërë me testament.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 182/1
Përmbajtja: Ati që ka mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç mund të njohë në çdo kohë fëmijën e tij të lindur jashtë martese para nëpunësit të gjendjes civiie ose me testament,

Kreu: 3, Atësia
Neni: 182/2
Përmbajtja: Njohja e bërë nga i ati ka efekt vetëm ndaj tij, në raistin kur nuk tregohet emri i nënës dhe kur ajo nuk ka dhënë pëlqimin për njohjen e fëmijës,

Kreu: 3, Atësia
Neni: 182/3
Përmbajtja: Njohja e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese nuk mund të revokohet edhe sikur të jetë bërë me testament.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 183
Përmbajtja: Padia për vërtetimin e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese mund të ngrihet nga nëna e fëmijës edhe kur ajo është e mitur ose nga kujdestari i saj, me pëlqimin e gjykatës. E drejta e padisë së nënës parashkruhet me kalimin e 3 vjetëve nga lindja e fëmijës. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe nga vetë fëmija madhor. E drejta e padisë nuk parashkruhet. Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të atij që kërkohet të vërtetohet se ishte i ati i fëmijës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 183/1
Përmbajtja: Padia për vërtetimin e atësisë së një fëmije të lindur jashtë martese mund të ngrihet nga nëna e fëmijës edhe kur ajo është e mitur ose nga kujdestari i saj, me pëlqimin e gjykatës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 183/2
Përmbajtja: E drejta e padisë së nënës parashkruhet me kalimin e 3 vjetëve nga lindja e fëmijës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 183/3
Përmbajtja: Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe nga vetë fëmija madhor.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 183/4
Përmbajtja: E drejta e padisë nuk parashkruhet.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 183/5
Përmbajtja: Padia për vërtetimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të atij që kërkohet të vërtetohet se ishte i ati i fëmijës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 184
Përmbajtja: Burri, që sipas nenit 180 të këtij Kodi, prezumohet se është atë i një fëmije, mund te kundërshtojë atësinë e këtij fëmije. Padia për kundërshtimin e atësisë ngrihet kundër fëmijës, i cili përfaqësohet nga nëna. Kur nëna është në pamundësi dhe fëmija është i mitur, i caktohet një kujdestar i posaçëm nga gjykata. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti, nga data që burri ka marrë dijeni për lindjen e fëmijës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 184/1
Përmbajtja: Burri, që sipas nenit 180 të këtij Kodi, prezumohet se është atë i një fëmije, mund te kundërshtojë atësinë e këtij fëmije.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 184/2
Përmbajtja: Padia për kundërshtimin e atësisë ngrihet kundër fëmijës, i cili përfaqësohet nga nëna. Kur nëna është në pamundësi dhe fëmija është i mitur, i caktohet një kujdestar i posaçëm nga gjykata.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 184/3
Përmbajtja: E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e 1 viti, nga data që burri ka marrë dijeni për lindjen e fëmijës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 185
Përmbajtja: Nëna mund të kundërshtojë që të jetë i ati i fëmijës së saj burri që, sipas nenit 180 të këtij Kodi, prezumohet i ati i këtij fëmije. Padia për kundërshtimin e atësisë mund të ngrihet edhe kundër trashëgimtarëve të burrit. E drejta e padisë parashkruhet me kalimin e një 1 viti nga lindja e fëmijës.

Kreu: 3, Atësia
Neni: 185/1
Përmbajtja: Nëna mund të kundërshtojë që të jetë i ati i fëmijës së saj burri që, sipas nenit 180 të këtij Kodi, prezumohet i ati i këtij fëmije.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›