E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermania dhe Austria, 4.5 milionë euro për Drejtësinë

Autori i Lajmit: red.
Komisioni Evropian ka hapur dritën jeshile për financimin e 4.5 milionë eurove për misionin e ri të asistencës Evropiane në Sistemin e Drejtësisë Shqiptare (EURALIUS II).
Ky projekt është finalizuar nga mbështetja e Ministrisë shqiptare të Drejtësisë dhe nga institucionet e tjera të Drejtësisë në vend. Projekti është përgatitur nga Ministria Federale Austriake e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë Federale Gjermane të Drejtësisë.
Fondet
Fondet janë dhënë me qëllim zhvillimin e një sistemi drejtësie të pavarur, eficient, profesional, transparent dhe modern, në shërbim të rikthimit të besimit të qytetarëve shqiptare në institucionet e pavarura dhe të konsoliduara të ligjit. Në 30 muaj, Euralius II do të fokusohet në organizimin e reformave në fushën e Drejtësisë, dialogut ndërinstitucional, për të përmirësuar kapacitetet e drejtimit të sistemit të drejtësisë dhe të Ministrisë së Drejtësisë: për të përmirësuar buxhetin dhe planifikimin e administrimin e sitemit të Drejtëisë. Ndër objektivët prioritarë, është edhe forcimi i ligjshmërisë, drejtimi efikas i proceseve penale; koordinimin e funskioneve të vëzhgimit në administrimin e trojeve dhe të pronave të paluajtshme.
Ceremonia
Në ceremoninë e organizuar me rastin e Euralius II kanë marrë pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Presidenti i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të tjerë të ftuar. Shefi i misionit, Roland Miklau, prezantoi stafin e ri, të përbërë nga ekspertë të vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian, prej tyre tre janë ekspertë lokalë, si dhe të tjerë bashkëpunëtorë që do të formojnë stafin e ri lokal.

Ky lajm është publikuar: 30/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›