E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykatësi i SHBA-së, kreu i ardhshëm i Hagës

Teodor Meron

Gjykatësi Teodor Meron nga Shtetet e Bashkuara është zgjedhur të jetë kreu i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Lajmin e bënë të ditur Kombet e Bashkuara, përmes një njoftimi për mediat. Meron do të ketë një mandat dy-vjeçar dhe do të marr detyrën më 17 nëntor.

Ai do ta pasojë gjykatësin xhamajkan, Petrik Robinsën. Gjatë mandatit të tij, Meron pritet të dëgjojë rastet kundër dy të dyshuarve kryesorë për krime lufte gjatë luftërave në Ballkan, ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe ish-kreun e ushtrisë serbe në Bosnjë, Ratko Mlladiç.

Që të dytë akuzohen për sjelljet mizore-përfshirë genocidin, vrasjet, dëbimet, rrëmbimet dhe shkaktimin e terrorit në mesin e civilëve.  Meron, 81 vjeçar, është gjykatës në Tribunalin Ndërkombëtar që nga viti 2001, ndërsa kishte shërbyer më herët si president i Tribunalit prej marsit të vitit 2003 e deri në nëntor të vitit 2005.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›