Idrizi tek “Epoka”: Censusi nuk mund ta ndajë Shqipërinë

Aty, Idrizi sqaroi se përse PDIU vendosi që të ndalonte konceptin e vetëdeklarimit në census dhe të objektivizonte procesin, nëpërmjet amendamenteve të saj, të cilat ndalojnë deklarimin e rremë të kombësisë në census.
Idrizi theksoi se nuk duhet të ketë ndarje mes shqiptarëve, as për sa i përket etnisë, as fesë e as dialekteve."Censusi i popullsisë nuk mund të na ndajë në shqiptarë, grekë, vlleh e malazezë. Nuk mund të na ndajë në myslimanë, ortodoks, katolikë apo bektashi. Dhe pa pandehur kemi dy ditë që flasim edhe për gegë dhe toskë. Sot, rikujtoj thënien e një ambasadori mik të shqiptarëve, i cili kërkoi nga shqiptarët të flasin gjuhën e bashkimit dhe sot të gjithë duhet të flasim atë gjuhë", deklaroi Idrizi.
Ai shtoi se të gjithë këto vijnë si pasojë e një mungese patriotizmi ose patriotizmi të shtirur dhe vijoi se PDIU vendosi që të ndjekë rrugën ligjore për të vendosur në vend të drejtat e shqiptarëve.
"Për të ndaluar të gjitha këto PDIU-ja, kjo parti doktrine kombëtare, parti e patriotizmit modern shqiptar propozoi amendamentet e ligjit për regjistrimin. Ne shfrytëzuam faktin se jemi parti që kushtëzon ekzistencën e mazhorancës dhe imponuam ndryshimet tona të konsultuara me ekspertët më të mirë kushtetues dhe të tjerë. Ne nuk zgjodhëm rrugët propagandistike. Ne nuk bëmë propagandë, por aksion politik. Ne bllokuam ligjërisht përpjekjet politike të atyre faktorëve ndërkombëtarë që treguam më sipër”, tha ai. Idrizi theksoi se ky kërkesat për census me vetë deklarim janë që në koncept të gabuara dhe se kemi të bëjmë me vetëdeklarim dhe jo vetëpërcaktim.
"Mungon një koncept ligjor i qartë dhe objektiv i kombësisë. Ajo duhet të saktësohet vetëm në zyrën e gjendjes civile mbi bazën e dokumenteve dhe jo mbi bazë vetëshpalljesh momentale të frymëzuara nga emocionet apo nga shtrëngesat e tranzicionit. Të drejtat individuale të çdo minoritari në Shqipëri, përftohen vetëm e vetëm duke e objektivizuar statusin tënd prej minoritari në zyrën e gjendjes civile. Nëse prej regjistrimit, gjithçka mbetej anonime, çfarë të drejtash mund të kërkojë një anonim? Apo do të bëhej fjalë për të drejta kolektive? Ku mbështeten të drejtat kolektive të minoritetit? Tek cila konventë? Fryma moderne e konventave të sotme e vë theksin tek të drejtat individuale", deklaroi Idrizi. /Start/
2011-10-19 16:15