E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, sot interpelanca e Pollos

Sot pritet të mblidhet Parlamenti në seancën e zakonshme ku në rend të ditës është parashikuar miratimi i një sërë ligjesh. Çështja kryesore për diskutim sot pritet të jetë projekt- ligji për Gjykatën Administrative.

Kuvendi ka shtyrë disa seanca rresht miratimin e ligjeve me 3/5 siç janë ndryshimet në Kodin Doganor, kodin ajror, por këto p/ligje nuk janë parashikuar në seancën e sotme.

Sot pritet të ketë dhe një interepelancë me ministrin e Informacionit Genc Pollo, kërkuar nga deputeti socialist Taulant Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›