SHKODER/ Banka e rrënuar, peng i 16 pronarëve të godinës
14/12/2004
INTERVISTE/ Flet drejtori i Monumenteve: Rrezikon të shembet, pasi është pa çati
SHKODER - E vetmja dëshmitare e tmerrit që kaloi Shkodra gjatë marsit 1997, vazhdon të jetë godina e Bankës së Kursimeve. E nxirë nga bloza, pa dritare, pa çati, e rrethuar nga një grumbull i madh gurësh e mbeturinash, ajo qëndron stoike prej 8 vitesh, jo më si një “Monument kulture”, por si një “Monument harrese dhe trishtimi”. Banka e Kursimeve të Shkodrës është ndërtuar në fillim të shekullit 19-të, në vitin 1936, sipas një stili venecian. E projektuar nga Kolë Idromeno, ndërtesa dykatëshe ka një sipërfaqe 800m2. Në fillim ka shërbyer si hotel dhe është quajtur “Hotel Europa”. Ndryshe nga ndërtesat e tjera të rrugës muze, në kohën e regjimit komunist, u kthye në bankë, destinacion të cilin e mbajti deri në vitin 1997.
Mjaftuan vetëm disa minuta dalldi në breshërit e armëve dhe lëndëve eksplozive, që atë, të cilën e ndërtoi me shumë mund Idromeno, të ktheje në gërmadhë.
Marash Plepi, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, shprehet për gazetën mbi gjendjen e godinës së djegur e të shkatërruar.
Pas trazirave të ’97-ës, kur u dogj banka, është bërë ndonjë investim, pasi kjo ndërtesë është “Monument kulture”?
Po. Në vitin 2001, Ministria e Kulturës dha një fond prej 8.7 milionë lekë të reja, për të ndërhyrë në muret e brendshme në ndarjet e saj, në dysheme, shkalla, pra vetëm brenda. Ky fond bëri që banka nga brenda të marrë formën e saj, duke i plotësuar të gjitha kushtet.
Ndërtesa e bankës nga jashtë, duket se nuk ka asnjë ndryshim, pasi fasadat jashtë janë ende të djegura dhe çati nuk ka?
Kjo na shqetëson tepër. Ka një problem se fondi i dhënë ishtë për pjesën e brendshme. Por më shqetësues është se këtu janë 16 pronarë të ndërtesës së ish-bankës, që në bazë të “Ligjit 90–48, mbi Trashëgiminë Kulturore” pronarët duhet të paguajnë 50 për qind të investimit që është bërë, sepse kjo ndërtese është “Monument kulture”, e kategorisë së parë. Pronarët nuk japin asnjë lekë, duke thënë: ”Shteti na e ka djegur dhe ne nuk kemi se çfarë të paguajmë”. Duke mos paguar asgjë sipas ligjit, aao nuk mund të marrin asnjë fond për të ndërhyrë në pjesët e jashtme të ndërtesës. Prandaj kjo ndërtesë ka mbetur në këtë gjendje.
Çfarë mund të bëhet me ndërtesën nëse vazhdohet në këtë mënyrë?
Ndërtesa ka disa muaj që është riparuar nga pjesët e brendshme. Por duke qenë pa dyer, dritare e çati dhe e pasuvatuar nga jashtë, jo vetëm që do të shkojnë dëm ato para që u investuan, por godina edhe mund të shembet. Kjo ndërtesë, me 5 milionë lekë të vjetra mund të normalizohet nga jashtë dhe të shpëtojë si ndërtesë.
Mendoni se duhet lënë në dorë të fatit një nga ndërtesat më të veçanta të Shkodrës?
Absolutisht që jo! Ka disa mendime. Psh: bashkia mendonte t’ia jepte një banke të huaj, por ajo donte që ndërtesa të bëhej trekatëshe, çka bie ndesh me arkitekturën e rrugës. Ne si institucion mendojmë t’ia blejmë pronarëve. Do të ishte tepër e mirë, që aty të bëhej një qendër kulturore, pasi Shkodra, qyteti më i madh në veri të Shqipërisë dhe që shquhet për kulturë, nuk ka një qendër kulturore. Madje, në këtë ndërtesë të qëndrojë dhe fototeka Marubi, që sot është me gjysmë ndërtese. Konkretisht ende asgjë nuk është vendosur. E rëndësishme është të gjejmë një gjuhë të përbashkët me pronarët në të mirën e ndërtesës.
68 vjet
koha që kur është ndërtuar godina
8 vjet
koha që kur është shkatërruar
800 metër2
sipërfaqja e godinës
16 familje
pronarë të godinës
8.7 milionë
lekë u investuan në vitin 2001
5 milionë
lekë duhen për fasadat
Rrëfen një prej policëve roje, turni dytë më 14 mars
Eprorët na thanë: Shpëtoni
kokat tuaja, se s’kemi ç’të bëjmë
SHKODER – Nata e tmerrshme e 14 marsit do të jetë e paharrueshme për banorët e Piacës. Por më pisk nga të gjithë e kishin punën dy policët roje të bankës. Ja si kujton njëri prej tyre. “Ka qenë ora 19.00 e pasdites së 14 marsit. Ishim dy policë në shërbim, njëri në pjesën para, tjetri prapa bankës. Kishin filluar krismat në qytet, por duke qenë në shërbim nuk dinim se çfarë po ndodhte. Në radiot e policisë kishte një konfuzion të madh. Jepeshin urdhra që përfundonin me fjalët, “është e pamundur të ndërhyhet”, “nuk bëhet fjalë për përforcime”. Pas pak krismat filluan të dëgjohen pranë bankës. Nuk ishin më shumë se 20 persona me katër makina, që qëndruan 50 metër larg bankës dhe filluan të gjuajnë në ajër, duke bërë presion. Kuptuam se diçka do të ndodhte dhe të dy policët u bashkuam në një pikë. Në këto momente filloi të qëllohej me plumba kati i dytë i bankës. Filluam të qëllonim në ajër dhe menjëherë kërkuam përforcime në radio. Ishte e kotë. Na u tha: “Kujdesuni për vete, situata është tepër e ndërlikuar, mund të rrezikoni jetën. Makinat e policisë e kanë tepër të vështirë të dalin në qytet”. Vazhduam dhe disa minuta duke shkëmbyer zjarr në ajër për t’i bërë presion personave që të mos afroheshin. Ata na thërrisnin nga larg: “Ikni se nuk kemi punë me ju!” Qëndruam deri sa nuk kishim më fishekë. Turma u afrua dhe në atë moment u frikësuam se mos na qëllojnë. “Ju jeni popull, si ne. Ikni!” I dëgjonim tek flisnin me njëri-tjetrin dhe thonin: “Kësaj rruge do t’ia vemë emrim 14 marsi”. Ishin tepër të organizuar me njëri-tjetrin. Kaq mbaj mend nga ajo natë që nuk do të harrohet lehtë. Kam dëgjuar se të gjithë ata që sulmuan bankën atë natë, sot janë të vrarë nga trazirat e atyre viteve”.