Ish- sekretari i MPJ-se do te ekstradohet ne SHBA
TIRAN- Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet pranoi kerkesen e autoriteteve te drejtesise se SHBA-se per ekstradimin e ish-sekretarit te Ministrise se Jashtme Almir Rrapo i arrestuar me 2 korrik te ketij viti. Gjyqtari i vetem i ceshtjes Artur Gaxhi i cili pasi shqyrtoi kerkesat e paleve ne proces ne pese seanca gjyqesore vendosi te pranoje kerkesen e FBI-se per lejimin e ekstradimit te shqiptaro-amerikanit Rrapo. Ne seancen e djeshme gjyqesore nuk kishte preferuar te paraqitet i arrestuari Rrapo dhe mbrojtesi i tij ligjor avokat Ardian Visha por ky i fundit perfaqesohej nga dy asistentet e zyres se tij ligjore. Gjate shpalljes se vendimit gjyqtari Gaxhi nenvizoi se ekzistojne te gjitha kushtet per ekstradimin e 27 vjecarit Rrapo i cili akuzohet nga prokuroria e Nju Jorkut per nje sere veprash penale qe nga vrasja e shtetasit Erjon Shehu trafik droge shantazh rrembim personi e disa akuza te tjera. Nderkaq nje dite para shpalljes se vendimit ishte mbrojtesi ligjor i 27 vjecarit qe kerkoi nga Gjykata mos ekstradimin e klientit te tij per faktin se veprat penale per te cilat akuzohet Rrapo parashikojne edhe denimin kapital me vdekje. Klienti i mbrojtur prej meje akuzohet per vrasjen e shtetasit Erjon Shehu ne SHBA. Per kete veper legjislacioni amerikan parashikon si denim ekstrem te mundshem ate me vdekje-theksoi avokati Visha gjate parashtrimit te pretendimeve perfundimtare duke iureferuar bazes ligjore te legjislacionit te amerikan. Bazuar ne kete mase denimi mbrojtesi kerkoi qe gjykata te vendoste refuzimin e ekstradimit te Rrapos pasi shteti kerkues nuk jep garancite e mos denimit te klientit te tij me denimin kapital. Gjithashtu avokati pretendoi se veprimet Policise se Shtetit Prokurorise dhe Gjyqesorit ndaj klientit te tij kane qene ne nje forme barbare duke ia shkelur te drejtat
themelore te shtetasit Rrapo.
Ne fjalen e tij avokati akuzoi gjyqtarin per gjykimin e ceshtjes ne menyre te njeanshem dhe te padrejte pasi sipas tij kjo vjen si rrjedhoje e paaftesise ose te dashakeqesise ne trajtimin profesional te kesaj ceshtjeje. Nderkohe prokurori i ceshtjes Besnik Cengu kerkoi nga gjykata te mos marre parasysh pretendimet e mbrojtjes dhe te vendose lejimin e ekstradimit te te arrestuarit Rrapo. Ky i fundit ndodhet i arrestuar qe nga data 2 korrik 2010 kur brenda ambienteve te Ambasades se SHBA-se ne Tirane oficeret e policise shqiptare i kane vene prangat me kerkese te oficerit te kontaktit te FBI-se qe ndodhet ne Shqiperi. Sipas autoriteteve amerikane 27- vjecari Rrapo ka qene pjesetar i bandes se shqiptareve te njohur me emrin Krasniqi ne shtetin e Nju Jorkut organizate kjo qe sipas akuzes ka kryer vrasje rrembim trafik te lendes narkotike dhe veprimtari te tjera te paligjshme ne SHBA.