21 janari, Gjykata: Arrest shtëpie për 3 persona
Nga ngjarjet e 21 janarit
TIRANË- Në vijim të hetimeve të Prokurorisë, organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për komandantin e Gardës, shoferin e tij dhe IT e kryeministrisë, te akuzuar per ngjarjet e 21 janarit.
Pas kërkesës Gjykata ka lëshuar urdhër arresti për tre personat e akuzuar nga prokuroria.
Mësohet se prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, te cilin e akuzon per vrasje, shoferin e tij dhe shefin e IT të kryeministrisë, Armando Kasaj, i akuzuar për nderhyrje ne server dhe mosparaqitjen e provave per Prokurorine.
Gjykata pasi ka vleresuar kerkesen e akuzes ka vendosur arrest shtëpie dhe jo arrest me burg për ta. Priten detaje nga ana e Prokurorise, lidhur me akuzat konkrete.
Ne qeli per ngjarjen ne fjale aktualisht eshte vetem efektivi i Gardes, Agim LLupo.
Zhvillimet e sotme vijne vetem pak dite pas mberritjes se pergjigjeve me ekspertizat balistike nga ana e FBI amerikane. Ne hetim, prokuroria deklaroi se ishin edhe nderhyrjet e dyshuara ne serverin e kryeministrise.