Iktusi dhe apnea: Shtohet rreziku për vdekjet e papritura
• Pacientët që kanë pësuar iktus dhe që vuajnë nga apnea ostruktiva nokturna (ajo që njihet si “sëmundja e gërhitjes së fortë”) kanë një rrezik të lartë për të pësuar vdekje të parakohshme.Aida MalajTë paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në numrin e fundit të revistës “Archives of Internal Medicine”. Iktusi përfaqëson shkakun e tretë të vdekjeve në vendet në zhvillim, pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe neoplazive. Kjo sëmundje prek, por jo vetëm, personat e moshës së mesme dhe të moshuarit dhe ka një kosto të lartë socio-ekonomike për pacientët dhe familjet e tyre.Shpesh në pacientët që kanë qenë viktima të iktusit është e zakonshme prania e apneas, si qendrore ashtu dhe ostruktive. Studimi i kryer nga një ekip shkencëtarësh të “Departments of Respiratory Medicine” dhe “Geriatric Medicine” kanë treguar se apnea shton rrezikun për vdekje të papritur në këtë grup të veçantë pacientësh. Një mekanizëm i mundshëm që shkakton rritjen e nivelit të vdekshmërisë mes pacientëve që kanë pësuar iktus dhe që vuajnë nga apnea nokturna mund të shkojë deri në vdekje të papritur gjatë gjumit. Kjo sepse gjatë këtij fenomeni, shpejtësia e fluksit të gjakut cerebral shtohet njëkohësisht me presionin arterial me një pikë prej 5 sekondash pas përfundimit të apneas. Të njëjtët parametra ulen deri sa arrijnë pikën minimale 20 sekonda në përfundim të apneas, ndërsa prania e oksigjenit në gjak është e ulët. Këto ndryshime në shpejtësinë e fluksit cerebral janë një përgjigje omostatike, por mund të jetë e pamjaftueshme; apnea ostruktive nokturne, mund të shtojë rrezikun për ishemi cerebrale.