Marku: Koalicioni PD-LSI, serioz dhe jetëgjatë

Kandidati për deputet i PD-së Mark Marku është shprehur në studion e "Ora News" se bashkëpunimi PD-LSI do të jetë mjaft serioz dhe jetëgjatë. Sipas tij edhe pse do të ketë pak tension, rezultatet do tw jenw tw mira në qeverisjen e vendit. Ai shtoi gjithashtu se koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jetë një garanci për vetë faktin se të dy liderët tashmë i ka ndihmuar përvoja e madhe politike duke i bërë më politikan dhe kjo llogjikë i ka çuar edhe drejt koalicionit.
Marku gjithashtu theksoi se me koalicionin qeverisës LSI-ja ka një mundësi për të vënë në zbatim programin për të cilin elektorati i saj e ka votuar. Ndërkohë Marku ka komentuar edhe disa nga shkaqet se përse e majta humbi zgjedhjet e 28 qershorit duke përmendur mungesën e një alternative, personalizimi me tepricë i fushatës dhe moskandidimi i Ramës si deputet.