Gjyqësorit shqiptar nuk i duhet pavarësia, por kompetenca
Kriteret e Kopenhagenit nuk e përmendin në mënyrë taksative pavarësinë e gjyqësorit, por gjithsesi mbetet e vështirë të imagjinohet se si një shtet aspirant për t’u anëtarësuar në BE të mund të arrijë “stabilitetin e institucioneve që garantojnë shtetin e së drejtës”, pa një gjyqësor të pavarur. Është e qartë se Bashkimi Evropian, ku kërkojmë të anëtarësohemi, vlerëson njëlloj pavarësinë e gjyqësorit dhe paanësinë e gjyqtarit.
Gjyqësori zë një vend të veçantë, unik dhe të pazëvendësueshëm në një shoqëri demokratike. Ai thirret për të vendosur për mosmarrëveshje që nuk mund ose nuk duhet që të lihen të vendosen nga degë të tjera të pushtetit publik apo aktorëve privatë. Ai thirret që të garantojë ligjin e barabartë për të gjithë dhe në këtë proces mbron të drejtat e minorancës apo të individëve të veçantë të shoqërisë ndaj ekseseve të mazhorancës në kuptimin e mirë të kësaj fjale. Pushteti gjyqësor nuk është pushtet që derivon nga zgjedhje në formën klasike dhe kjo e bën atë të ndryshëm nga pushtetet e tjera. Për pasojë, burimi më i rëndësishëm i legjitimitetit dhe i autoritetit është pavarësia e tij.
Një gjyqësor i standardeve evropiane duhet të inkorporohet në shoqëri nëpërmjet një filozofie të ndryshme nga ajo totalitariste, jo vetëm duke i dhënë lirinë e domosdoshme atij, por edhe duke integruar atë si një anëtar të barabartë të shoqërisë.
Pavarësia u shërben nevojave sociale shumë të rëndësishme dhe nëse flasim drejt, pavarësia nuk është qëllim në vetvete apo rrugë për të siguruar pozicionin profesional të gjykatësit për përfitime vetjake; është shumë më tepër se kaq, pavarësia është mjet për të mundësuar dhe siguruar qëllimet e një shoqërie të drejtë dhe të përparuar.
Pikërisht për këtë arsye pavarësia ka nevojë të komplementohet me mjete shtesë ku gjyqtarët dhe gjyqësori, si një i tërë, komportohen me parimet e një shoqërie demokratike dhe interesat e saj legjitime; pra edhe pse pikërisht janë të pavarur, gjykatësit duhet të jenë të përgjegjshëm përpara shoqërisë.
Kjo simbiozë parimesh pavarësi-përgjegjshmëri realizohet nëpërmjet tri drejtimeve kryesore:
1. Përkufizimi i kompetencës
Rolet kryesore të një gjyqësori janë zgjidhja e mosmarrëveshjeve mes palëve private dhe sigurimi i drejtësisë dhe ligjshmërisë të akteve të degëve të tjera të pushtetit. Ndaj gjykatësit, në një kuptim, mbeten në një funksion monitorues dhe meqenëse këtë funksion duhet ta kryejnë jashtë varësisë së atyre që monitorohen, është e domosdoshme shprehja e qartë e sferës së kompetencës në të cilën gjyqtarët të veprojnë pa frikë nga influencat e degëve politike të shtetit apo palëve në mosmarrëveshje.
Kompetenca thelbësore e gjykatësve është fuqia për të vendosur në zbatimin apo interpretimin e ligjit. Aty ku influenca ose kufizimi për ta nuk e prek apo pengon, direkt apo indirekt këtë funksion, ato janë më se të pranueshme në shtetin e së drejtës.
2. Krijimi i transparencës jokontrolluese
Pavarësia gjyqësore kërkon që pikat e gjyqësorit dhe botës përtej tij të jenë të normuara në formë detyruese dhe transparente. Transparente, pra që palët dhe vëzhguesit të shohin qartë efektet e ndërveprimet mes aktorëve dhe të normuara me rregulla të shkruara.
Influenca e jashtme është më mirë e drejtuar nëpërmjet metodave “soft”, me të cilat sigurohet që gjyqësori, degët e tjera të pushtetit dhe shoqëria mbeten të vlerësuara për pikëpamjet e secilit prej tyre në punët e gjyqësorit, por pa ndërhyrë drejtpërdrejt në aktivitetin e gjykatësit.
Procedura vendimmarrëse e gjykatësve dhe veprimtaria e tyre administrative është po kaq e rëndësishme që të jetë transparente.
3. Lejimi i debatit publik
Kriticizmi i vendimeve të veçanta gjyqësore apo edhe i institucioneve gjyqësore është një aspekt i rëndësishëm i përgjegjshmërisë dhe konsistente me thelbin e pavarësisë së gjyqësorit.
Gjyqtarëve u jepet një diskrecion i pavarur për të vendosur në shumë raste në çështje të vështira, por kjo s’do të thotë që të gjithë duhet të bien dakord me vendimet e tyre. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë në Evropën Lindore, gjykatësit besojnë se çdo lloj kriticizmi i vendimeve të tyre është shkelje e pavarësisë së tyre.
Në fund të fundit, qëllimi final i çdo gjykate është të sigurojë një vend të drejtë, të rregulluar për dhënien e shërbimit të drejtësisë. Për sa kohë kriticizmi dhe debatet për një çështje apo vendim të caktuar nuk avokojnë për mosbindje apo moszbatim të vendimit të gjykatës apo përmbajnë thirrje që gjykatësit të mos vendosin si ata vetë mendojnë, vlerësoj se nuk duhet parë si interferencë e padrejtë në gjyqësor.
Çdo kriticizëm nga legjislativi dhe ekzekutivi është i përshtatshëm nëse përcillet në një frymë që pa mëdyshje konfirmon të drejtën e gjyqësorit për të vendosur në mënyrë të lirshme për çështjen dhe/ose paraqet qëndrimin e degëve të tjera për të zbatuar dhe njohur pa mëdyshje atë vendim.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka zgjidhje të pastra teknike, pavarësisht se sa gjithëpërfshirëse mund të duken ato, që të mundësojnë zgjidhje efektive ligjore, kompetente, të ndershme dhe të pavarura për mosmarrëveshjet ligjore nga ana e gjyqësorit.
Akti i krijimit vërtet të një gjyqësori të aftë dhe të pavarur - apo reformimi i sistemit aktual në përputhje me këto parime - është një fenomen kompleks dhe aspak i lexueshëm nëpërmjet formulave statike dhe as suksesi apo dështimi i kësaj reforme të jetë çështje e thjeshtë numrash apo renditjesh a klasifikimesh.
Shumë më tepër sesa ndihma financiare apo teknike, reformat e suksesshme kërkojnë më shumë se çdo gjë tjetër dedikime sociale dhe politike; ato kërkojnë një ndryshim atmosfere dhe mentalitetesh.
Nëse do të shtrohej pyetja se a i duhet vendit një strategji për drejtësinë, pa mëdyshje, gjithkush do të pohonte menjëherë po. Kjo pyetje është e një natyre retorike, përgjigjja e së cilës nuk duhet të na konsumojë as kohë dhe as energji.
Sfida e vërtetë vjen menjëherë pas saj. Çfarë natyre dhe përmbajtjeje do të ketë strategjia e reformës në drejtësi? Dhe kjo me të vërtetë është pyetje e vështirë, përgjigjen e së cilën nuk e gjejmë dot duke punuar vetëm, nuk e gjejmë dot as në një ditë dhe as në një muaj.
Nëse mund të propozoj një temë thjesht nën këndvështrimin personal, natyra e reformës që i duhet gjyqësorit shqiptar, nuk është ajo e pavarësisë së tij në kuptimin klasik, por e kapacitetit të tij në kuptimin individual dhe institucional të kësaj fjale.
Për mendimin tim, 19 vjet pas rrëzimit të komunizmit, me themele të forta pavarësie në Kushtetutë dhe në ligje me 3/5 e Kuvendit, ka ngelur shumë pak apo aspak hapësirë për të institucionalizuar pavarësinë e një pushteti.
Ne mund dhe duhet të lëvizim fokusin e reformës nga ngritja dhe ndërtimi i pavarësisë së gjyqësorit në fushën tjetër atë të kapacitetit gjyqësor. Dhe nëse më lejohet të vijoj më tej, besoj se strategjia duhet të elaborojë katër pilarë kryesorë:
Paanësinë, kompetencën profesionale, përgjegjshmërinë dhe eficencën organizative.
Këta pilarë nuk janë të ndarë, përkundrazi, të ndërlidhur njëri me tjetrin madje në disa raste edhe mbivendosen mes tyre.
Zhvillimi strategjik i kapacitetit gjyqësor, në formatin individual dhe institucional, është në vetvete aspirate për të krijuar një gjyqësor që performon në mënyrë eficente dhe në kohë, vepron i pavarur, fiton besimin publik dhe i shërben interesit publik. Për pasojë, nuk është përpjekje unilaterale, ajo përfshin gjyqësorin, qeverinë, legjislativin dhe shoqërinë si një të tërë.
*Fjalim i mbajtur në konferencën “Sistemi shqiptar i drejtësisë drejt standardeve evropiane”organizuar nga misioni Euralius, ambasada gjermane në Tiranë, fondacioni “Friedrich Ebert” dhe “Konrad Adenauer” në datën 23 tetor 2009.