Mes diktaturash

Nuk rrëzuam diktaturën e Hoxhës, për të mbajtur në kurriz diktaturën e korrupsionit të Berishës
Nga Edi Rama*
Ajo që dua të them sot, me sigurinë më të madhe, është se asnjë qytet në Shqipëri nuk mund ta ndiej më fortë se Shkodra, dhe qytetarët e qytetaret e saj rrezikun e afrimit të një regjimi të ri. Por Shkodra nuk e rrëzoi regjimin e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, për të mbajtur në kurriz 20 vjet më vonë regjimin e diktaturës korruptive të një sekretari ordiner të partisë së Enver Hoxhës.
Mbi këtë qytet, kanë vrarë e kanë prerë. Kanë gjuajtur me plumba në trupin e Shkodrës çdo gjë të bukur të këtij qyteti, por asnjëherë nuk kanë arritur të zhdukin rrënjët e shpirtit demokratik të shkodranëve e shkodraneve. Deri ditën që solli një rrugë të re për gjithë Shqipërinë, për një rrugë të kërkuar me shumë mund, e përmes shumë sakrificash e ëndrrash, në radhën më të parë nga ata që e vuajtën më shumë mungesën e kësaj rruge, qytetaret e qytetarët e Shkodrës që e menduan veten të lirë, ndoshta shumë të lirë aq sa humbën brenda vet lirisë në turbullirën që gatoi papushim, duke sunduar përmes besimit të tyre, kjo parti, partia që sot kërkon të qëndroj medoemos në pushtet, për të përmbushur nevojat e një familjeje të vetme përmes grabitjes së votave edhe këtu në Shkodër, ku është goditur me të njëjtën forcë, me të njëjtën fanatizëm, dhe me të njëjtën verbëri si e majta, ashtu edhe e djathta, për ti dhënë jetë një pushteti i cili është pushteti i grabitësve të votës, i cili nuk është as i majtë dhe as i djathtë, por është vetëm një pushtet familjar që ka përqendruar të gjitha fuqitë, energjitë dhe të gjithë shtetin në përmbushjen e interesave të veta.
Dikush ka thënë: të vërtetat që fshihen, kthehen në katastrofa. E vërteta që fshihet në kutitë e 28 qershorit, nuk mund të kthehet në katastrofë për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe prandaj ky pushtet që buron nga ajo e vërtetë e fshehur, e cila kërkon ta mbaj me çdo kusht peng, nuk mund ti qeveris shqiptarët. Nëse ky pushtet nuk hap kutitë e votimit, do të mbyllet një herë e mirë në kutinë e turpit dhe nuk do të jetë pushteti që do qeveris qeverinë dhe shqiptarët. Ajo që ne kërkojmë është një e drejtë elementare, e drejta e çdo qytetari dhe qytetareje në demokraci për të parë votën e vet, në dritën e diellit, për ta parë votën e vet në bazë të së drejtës që i jep ligji dhe të drejtës që i jep Zoti, sepse vota është investimi i secilit për të ardhmen e vet, sepse ato vota që janë në kuti, nuk janë pasuri e Sali Berishës, por janë pasuria e çdo shqiptari e shqiptareje. Votat që janë në ato kuti nuk janë mekanizmi përmes së cilit Sali Berisha të vazhdoj të ushtroj një pushtet absurd dhe abuziv në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por janë ëndrrat dhe aspiratat të të gjithë atyre që në 28 qershor votuan për një Shqipëri më të mirë, votuan për një ekonomi familjare më të sigurt, votuan për të dalë nga varfëria dhe papunësia, votuan për të luftuar korrupsionin, votuan për ti dhënë krahë aspiratave të fëmijëve të tyre.
Ato vota ne duam ti shohim. Ato vota Shqipëria dhe shqiptarët duan ti shohin. Ato vota duhet të shihen për të parë në sy të vërtetën dhe për ti kthyer Shqipërisë institucionet e saj, duke filluar nga institucioni i paprekshëm i votës së lirë. Nëse Sali Berisha do ta mbaj forcërisht të mbyllur në burgun e kutive të votimit, vendimin Sovran të shumicës së popullit, ne do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e popullit sovran.
Ne nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë nga dhunimi i votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të mbaroj bashkë me këtë pushtet dhunuesish.
Në 20 nëntor ne do të rimblidhemi të gjithë në Tiranë, do të jemi më shumë se asnjëherë, dhe do të kërkojmë me më shumë forcë se asnjëherë tjetër, një të drejtë elementare që nuk na e mohon dot Sali Berisha dhe pushteti i tij.
Sali Berisha thotë se hapja e kutive të votimit është ogurzezë. Por nëse ka një mundësi të vetme që hapja e kutive e votimit është ogurzezë, ajo është ogurzezë vetëm për pushtetin e atyre që kanë grabitur votën, dhe jo për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka moment më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët se sa të ndahen një herë e mirë nga tradita e mbrapshtë e zgjedhjeve të deformuara dhe të kontestuara, të ndahen një herë e mirë nga pushtet e dhunuesve të lirisë, e dhunuesve të të drejtave, e dhunuesve të votës, që është mishërimi i çdo lirie dhe çdo të drejte.
Kush nuk e ka lirinë për të zgjedhur dhe kush nuk e ka të drejtën që vota e tij të numërohet lirisht, nuk ka as lirinë për të ëndërruar dhe as mundësinë për të realizuar ëndrrat e veta. Në kutitë e votimit është varfëria, papunësia, korrupsioni, gjithçka që përfaqëson ky pushtet grabitësish. Dhe hapja e këtyre kutive është hapja e rrugës së lirisë, e lirisë për të realizuar ëndrrat, aspiratat dhe ambiciet, është hapja e rrugës në luftën kundër papunësisë dhe varfërisë, është hapja e rrugës së fitores mbi korrupsionin, që sot është kthyer në armë në duart e një njeriu, që e ka kthyer qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në një vegël në duart e familjes së tij.
Cili kryeministër, në cilin vend demokratik, do ti refuzonte me forcë popullit të vet të drejtën për të parë votën? Do të pranonte të turpëronte vendin e vet, duke pranuar më mirë një parlament që rri me një këmbë, se sa të drejtën e cdo qytetari e qytetareje për të parë votën e vet. Në cilin vend, ku? Në NATO apo në BE mund të ndodhë që ti mohohet opozitës dhe kujdto tjetër e drejta për të hapur kutitë e votimit? As në Afganistan nuk mohohet kjo e drejtë, as në Iran madje nuk u mbajtën dot të mbyllura të gjitha kutitë e votimit. Edhe aty në një regjim tërësisht jo demokratik u detyra të hapi një pjesë të kutive të votimit. kurse në Shqipëri që po troket në BE, kryeministri thotë se kutitë nuk hapen, sepse hapja e tyre është ogurzezë.
Si mund të pranojmë ne në shek e 21-të, pasi i kemi dhënë fund diktaturës, pasi kemi bërë gjithçka kemi mundur për tu ndarë jo thjesht nga diktatura, por edhe nga tabjatet e saj, sot të rigjendemi në kushtet e një farse që ngjan shumë me diktaturën dhe i vetmi ndryshim që ka, është se nuk është diktatura e komunizmit, por është diktatura e korrupsionit.
Mos pranimi për ti hapur kutitë e votimit dhe për ti dhënë opozitës të drejtën të lexoj votat përpara popullit, është prova e frikës së madhe që ka Sali Berisha nga e vërteta. Por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne do ta mbrojmë pa frikë dhe pa lodhje deri në fund deri kur të realizohet kërkesa jonë legjitime, deri kur Shqipëria të jetë e lirë, dhe jo monopoli i klientëve dhe shërbëtorëve të Sali Berishës. Deri kur çdo shqiptarë të ketë liri dhe të drejta njësoj si fëmijët e kryeministrit, njësoj si fëmijët e oborrit të klientëve të shërbëtorëve të kryeministrit.
Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në kuvend për tu bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike, e për të mbyllur kushedi për sa vite të tjera mundësinë që Shqipëria të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sepse nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me Sali Berishën në pushtet nëse sot pushteti i Sali Berishës nuk i hap rrugë hetimit të gjithë mekanizmit kriminal që goditi lirinë dhe cënoi ndershmërinë e këtyre zgjedhjeve, duke hapur kutitë e votimit, aty ku është e vërteta, aty ku fshihet krimi.
Miqtë e mi. Të votosh i lirë dhe vota jote të shkoj jo aty ku ti e ke investuar, por aty ku dikush tjetër në pushtet, me forcë e merr, nuk është vetëm vjedhje, as vetëm një mashtrim i madh i radhës, por është dhunë që pjell regjim dhe ju këtu në Shkodër, më mirë se në shumë vende të tjera, e njihni mirë kërcënimin e regjimit. Ne të gjithë tashmë jemi të bindur se kjo ka ndodhur, vota është tjetërsuar dhe të gjithë e shohin tjetërsimin e votës te refuzimi i Sali