Gjyqi ndaj Bares Dëshmitari në protestë: “Jam i rrezikuar, shteti smë mbron”
Autori i Lajmit: Redaksia
Arben Kicja, dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia në procesin ndaj Aldo Bares ka mbërritur dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda bashkë me gjashtë pjesëtarë të familjes së tij, duke protestuar ashpër ndaj Prokurorisë, duke kërkuar mbrojtje nga shteti.
Kicja pretendon se sapo ka dhënë dëshminë ndaj kapos së bandës së Lushnjes, Prokuroria e ka hedhur në mes të rrugës pa mbrojtje. Ai deklaroi se ka qëndruar për 4 vite jashtë Shqipërisë, duke qenë se dinte krimet e Aldo Bares, por së fundmi prokuroria nuk ka zbatuar kontratën, duke mos i dhënë më mbrojtje. Arben Kicja dëshmoi vetëm një javë më parë ndaj Bares duke i drejtuar gishtin si autor në disa vrasje në qytetin e Lushnjës. Dëshminë ai e dha përmes videokonferencës me argumentin se i rrezikohej jeta, ndërkohë që sot pretendon se është braktisur bashkë me familjen. Kicja ka qenë i shoqëruar dje në protestën e tij, nga dy vëllezërit, nëna, bashkëshortja dhe fëmijët. Ata kishin zgjedhur të protestonin pikërisht dje, para dyerve të Gjykatës së Krimeve të Rënda, në një kohë kur brenda kësaj gjykate zhvillohej seanca e radhës ndaj kapos së bandës së Lushnjës, të dyshuarit Aldo Bare ose siç njihet ndryshe si Alfred Shkurti.
Dëshmia e Kicjas para togave të zeza
Gazeta Ballkan sjell të plotë dëshminë e Arben Kicjas të dhënë vetëm një javë më parë, dëshmi që ai pretendon se i rrezikon tashmë jetën, jo vetëm atij vetë por dhe familjarëve të tij.
“Ka qenë ora 18:00 e pasdites së 16 nëntorit të vitit 2003, kur Rexhep Gina ka qëlluar në drejtimin tim për të më vrarë, por që për fat të mirë kam mbetur vetëm i plagosur. Kjo ngjarje ka ndodhur në verandën e lokalit tim që kisha në Lushnje dhe kur punoja për të jetuar”, - ka thënë Kicja para togave të zeza. Ai ka shpjeguar se shkak i kësaj tentative vrasjeje ka qenë ndërmjetësimi i tij mes Rexhep Ginës dhe shtetasit Shkëlqim Haxhiu, për të cilin tha se e kishte pasur mik të ngushtë, në lidhje me privatizimin e një hoteli në Lushnje. “Atë lokal, Aldo Bare dhe shokët e tij donin ta merrnin vetë. Kjo ngjarje ka lidhje edhe me djegien e shtëpisë së Shkëlqim Haxhiut në gusht të vitit 1998. Në atë kohë më ka thënë Shkëlqimi se zjarrin e kishin vendosur Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina, të gjithë nën urdhrat e Aldo Bares e Enver Dondollakut”, kështu ka dëshmuar disa seanca më parë, përballë gjykatës bashkëpunëtori i drejtësisë, dëshmi e cila sipas tij i rrezikon tashmë jetën.
Dëshmia para Aldo Bares
Edhe para të cilësuarit si kreu i “Bandës së Lushnjes”, Kicja nuk ka ngurruar të rrëfejë atë çka di rreth presioneve ndaj familjes Haxhiu dhe djegies së shtëpisë, duke akuzuar Baren e Dondollakun si urdhërues dhe të pandehurit e tjerë si zbatues të urdhrave. “Në atë kohë, më ka thënë se këta persona kanë shkuar në shtëpinë e Shkëlqimit, ku nuk kanë gjetur njeri dhe më pas i kanë vendosur flakën. Që aty kanë marrë me vete disa nga personat që ndodheshin brenda në shtëpi, duke i nxjerrë jashtë e kërcënuar me vrasje. Të gjithë këta tashmë nuk dihen ku janë, pasi kanë ikur jashtë shtetit”, ka dëshmuar Kicja. Gjatë dëshmisë së tij, bashkëpunëtori ka treguar edhe vrasjen e shtetasit Hysni Demiraj, ku sipas tij, vrasjen e kanë kryer Afrim Hoxha, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. “Unë vetë nuk i kam parë, por që më kanë thënë që vrasjen e Hysni Demirajt e kanë kryer Afrim Hoxha, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare, pasi kosovari kishte njohje dhe pak miqësi me Artur Dajën”, - mësohet të ketë thënë Kicja para gjykatës. Por ndërkohë që Kicja dëshmonte për episodet që kishte dijeni, vetë Bare ka mohuar implikimin në këto ngjarje, ndërkohë që ka deklaruar se nuk e njeh këtë person. Kjo është edhe dëshmia që Kicja i frikësohet një hakmarrjeje të mundshme nga personat të cilët ai ka akuzuar për krime shumë të rënda.
Akuzat ndaj bares
"Vrasje me paramendim" të Genci Kasharit, Artur Daja, Xhevat Demiri, Nimet Zenelit, Masar Aliu
"Vrasje me paramendim", të mbetur në tentativë, ndaj Gramoz Selmanit dhe Masar Aliut
"Mbajtje pa leje të armëve luftarake"
"Shkatërrimi i pronës me zjarr" të banesës së Shkëlqim Haxhiut
"Organizim, financim dhe krijimit të organizatës kriminale"
"Kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”
Dëshmitarët kyç
Petrit Liçi
Mimoza Demiraj
Arben Kicja
Gramoz Selmani
Shkëlqim Haxhiu
Dëshmia e Demirit: “Si ma vrau burrin Aldo Bare”
Me dyer të mbyllura dhe me video konferencë ka dhënë dëshminë e saj para togave të zeza Mimoza Demiri, një tjetër bashkëpunëtore e drejtësisë. Në seancën gjyqësore të radhës së gjyqit ndaj Aldo Bares, dëshmitarja Demiri ka treguar me detaje momentin ku është vrarë bashkëshorti i saj, Xhevat Demiri në gusht të vitit 1997, nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. Burime nga Gjykata për Krimet e Rënda mësohet se gjatë dëshmisë së saj, Demiri, e cila ka statusin e dëshmitares së drejtësisë ka treguar momentin ku sipas saj, Aldo Bare apo ndryshe Alfred Shkurti ka qëlluar për vdekje bashkëshortin e saj. Më tej, ajo ka pohuar se së bashku me drejtuesin e Bandës së Lushnjes ka qenë edhe krahu i tij i djathtë Enver Dondollaku si dhe Ilir Stërgu. Sipas prokurorisë, Demiri është vrarë për hakmarrje, pasi kishte miqësi me Tur Dajën, armikun e përbetuar të Aldo Bares. Demiri ka dëshmuar përmes videokonferencës në seancën që zgjati më shumë se 2 orë. Menjëherë pas dëshmisë së emirit, ka reaguar vetë Aldo Bare, duke thënë se Mimoza Demiri nuk duhet të jetë e mbrojtur nga drejtësia pasi është e vetmja dëshmitare okulare e vrasjes së bashkëshortit të saj. Në këtë moment mësohet se ka ndërhyre dhe avokati i kapos së Bandës së Lushnjës, i cili ka hedhur akuza për gjykim me dy standarde. Në këtë seancë avokati i Aldo Bares ka pohuar se dëshmia e Gramos Selmanit nuk duhet të merret parasysh, pasi nuk është përcaktuar as statusi i tij, pasi ai akuzohet për 6 vrasje. “Gramoz Selmani duhet të ishte arrestuar dhe i duhej kërkuar llogari për akuzat që vetë prokuroria kishte ngritur ndaj tij. Një gjë të tillë nuk e bëtë edhe pse u kemi kërkuar që në momentin e parë të paraqitjes së tij të qartësoni statusit e këtij personi” tha avokati Vladimir Meçi. Një seancë më parë në replika e sipër me dëshmitarin Gramoz Selmani, Aldo Bare i bëri të ditur atij rrezikun duke thënë se “jam i fortë edhe këtu pas hekurave dhe dije se nuk pyes për asnjeri”.
Ky lajm është publikuar: 15/04/2010